Çfarë po zihet në kazanin e LDK-së?!

Politika

Çfarë po zihet në kazanin e LDK-së?!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 19 qershor 2019 Në ora: 10:03
LDK

Ca muaj më parë, LDK-ja dha lajmin se procesi zgjedhor brenda partiak, përfundon në maj. Edhe Kuvendi Zgjedhor, për kryetarin dhe strukturat e partisë, mbahet brenda muajit maj. Më vonë, nga brenda strukturës, rrodhi e fshehta se kryetari Mustafa po trajtohet me një dozë rehabilituese speciale. Efekti i saj është tre mujor dhe kjo është përcaktuese nëse Isa Mustafa riaftësohet, për ta vazhduar mandatin, të cilin ia siguron klani brenda Kryesisë të LDK-së, ngjashëm, siç bëri në Kuvendin e 8-të "zgjedhor", duke rikthyer praktikën moniste kriminale të para Plenumit IV-të të PKJ-së, pra, "zgjedhje "alla rankoviçiane"!

Procesi zgjedhor, i kësaj pranvere të vonuar, është super specifik. Me një përkujdesje, tipike UDB-eske, gjysmë-klandestine, sa pazakonshëm, aq edhe panevojshëm, zgjedhjet po bëhen në dy cikle. Mungesë kuadri mbikëqyrës?! Assesi, jo. Janë 23 anëtarë të Kryesisë Qendrore të LDK-së. Janë, nëse nuk gaboj, 24 deputetë. Janë shumë qindra veprimtarë të sprovuar të LDK-së, burra e gra, vajza dhe djem, shumë më të mençur dhe, absolutisht, më të ndershëm, se sa uzurpatorët klanorë, të cilët, përtej dekadës, kanë ngulfatur, përtokur e përbaltur LDK-në zëmadhe e krenare të kryezotit Ibrahim Rugova.

Janë lansuar disa teori konspirative, secila më e gënjeshtërt, më çoroditëse se tjetra:

1) "Rizgjedhja e Isa Mustafës e shpëton LDK-në nga ndarja";

2) "Të vazhdojë Isa, për të mos ra partia në dorë të Lutfi Hazirit, sepse ai është hafije i PDK-së dhe Hashimit" dhe broçkulla tjera përçudnuese.

E vërteta është se një sistem zgjedhor demokratik, pamundëson çfarëdo ndarje. Karrieristë e komplotistë, kanë provuar ndarjen edhe më herët, por, pësuan fiasko, dështuan. U rreshtuan në partitë e krimit: PDK-e, AAK-a, fituan poste mercenare, dështuan turpshëm. Sot nuk i dhjetë askush. Një vdekje politike dhe të turpëruar me fund.

Ndryshimi i statutit të LDK-së, domosdo

Kopjimi shabllon i statutit të Partive Popullore të Evropës (PPE), rrënoi të djathtën ballkanike. Barazimi i përvojës shekullore demokratike të Evropës, me atë dy dekatore ballkanike , ka qenë fatale për partitë popullore të Gadishullit tonë, në veçanti, ato shqiptare. Kompetencat tej mbretërore të kryetarit të partisë, deri në emërimin e 2/3 të strukturave të partisë, ka degraduar dhe degjeneruar, tërësisht, procesin zgjedhor dhe vet demokracinë partiake.I keni bërë zgjedhjet njësh me partitë-banda PDK-në dhe AAK-në, edhe pse anëtarësia e LDK-së nuk është pjesë e bandave, përkundrazi, është e pastër si loti. Është diç tjetër pse klani uzurpator, brenda Kryesisë të LDK-së, e ka mposhtur me hile e dallavere, në vijimësi.

Ndryshimi i statutit të LDK-së dhe i kodit zgjedhor, është imperativ i kohës. Përvoja e hidhur ka sheshuar integrimet monstrume, duke manipuluar, pikërisht, me statutin dhe kodin zgjedhor partiak. Pas këtyre ndryshimeve, një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, madje, pa hatër mbetje:

1) Votimi plebishitar partiak, zgjedhje e kryetarit të partisë, një anëtar - një votë;

2) Kufizimi në jo më shumë se dy mandate. Në rast të fajësisë faktike, largimi i çdokohëshm;

3) Kufizimi i kompetencave aktuale të kryetarit dhe bartja e tyre tek strukturat e partisë, në qendër e bazë.

Pasivizimi i LDK-së, mungesa e takimeve, e debatit

Njëra nga arsyet e kuvendeve të rrëmujshme të LDK-së, është se delegatët nuk po e njohin njëri-tjetrin, nëse janë anëtarë e të njëjtës parti, qoftë në fshat apo në lagje të qytetit, të një komune! Pra, klanorët uzurpues, e kanë futë partinë në ilegalitet! Dhe, tani, në kuvendet zgjedhore, e akuzojnë njëri-tjetrin se "nuk është anëtar i partive banda e kriminale të PDK-së apo AAK-së", duke provuar t`ia mohojnë votimin!

Është pasivizimi i skajshëm i LDK-së, mungesa e takimeve, e debateve në Nëndegë e Degë. Në një shkrim të mëparshëm, ilustrova këtë të vërtetë të hidhur, me një deklarim të një anëtari të Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe të një nënkryetari të LDK-së të një komune, të cilët, guximshëm, denoncuan shefat klanorë të LDK-së, Qendër. Këta të fundit, e konsiderojnë blasfemi takimin e kuadrove me anëtarësinë, pa lejen e Kryesisë të ngushtë të LDK-së, çka përbën një sabotim të shtimit dhe të aktivizimit të anëtarësisë. Dhe, kjo është e turpshme dhe krim partiak.

Me qëllimin, sa të poshtër, aq edhe kriminal, për ta mbajtur e privatizuar pushtetin partiak, janë bartur nga Qendra, për në bazë tri të këqijat e mëdha, tri shkeljet e rënda të Rregullores të Partive Popullore të Evropës (PPE):

1) Mungesa e debatit në parti;

2) Mungesa e konkurrencës të mirëfilltë, përfshi këtu edhe kushtin e kandidimit për kryetar, 50 + 1 % të votimit të delegatëve, për kryetar të LDK-së;

3) Mungesa e votimit të fshehtë, për të gjitha kategoritë e strukturave partiake.

Lë ta krahasojmë veprimtarinë dhe debatet e LDK-së të epokës rugoviane. Aktivistët e LDK-së njiheshin mes tyre cep me cep Kosovës. Përcollëm një dokumentar, në një Akademi Përkujtimore, të realzuar nga artisti i mirënjohur, Niman Muqaj, kushtuar veprimtarit të LDK-së, heroit të sotëm, Hasan Zemaj, të ekzekutuar nga kryebanditët e sotëm të PAN-it. Krahas veprimtarëve tjerë, shquhej Ylber Rexhaj, nga Istogu, për bashkëpunimin e ngushtë që kishin pasur aktivistët e dy komunave, e Istogut dhe e Deçanit, në veçanti, me sekretarin e Degës, Hasan Zemaj, edhe pse nuk ishin komuna fqinjë.

Rrjedhimisht, referenca ke organizimi klasik i LDK-së, do të joshte bindshëm anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Devijimi aktual, është shthurje vetë shkatërruese për LDK-në. Kambanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat