Hashim Thaçi, peng i dosjeve të rënda, ja pse agjenturat e huaja e mbajnë nën kontroll

Politika

Hashim Thaçi, peng i dosjeve të rënda, ja pse agjenturat e huaja e mbajnë nën kontroll

Nga: N.H Më: 19 qershor 2019 Në ora: 22:20
Hashim Thaçi

Ish-agjenti i shërbimit sekret serb, Branislav Nikoliq, është emëruar këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nikoliq, dhjetë vjet më parë, kishte punuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë rast, është publikuar edhe video e cila ka shpërfaq Nikoliqin i cili ishte duke kryer misionin e tij të Beogradit në Kosovë.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe Prof. Dr. Binak Maxharraj. Ai në një bisedë për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar këtë rast, ka thënë se presidenti i vendit ka një histori të keqe.

Sipas Maxharraj, Thaçi erdhi me ndihmën e agjenturave të ndryshme franceze dhe serbo-ruse, por edhe të mbeturinave enveriste të tipit Nano-Klosi në pushtet, për atë siç thotë ai, për t’i “kryer detyrat”.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Kur është në pyetje Hashim Thaçi çdo gjë është e mundur. Ky njeri e ka një histori të keqe, i cili jo vetëm që nuk luftoi, por me dredhi dhe me ndihmën e agjenturave të ndryshme franceze dhe serbo-ruse, por edhe të mbeturinave enveriste të tipit Nano-Klosi erdhi në pushtet për t’i “kryer detyrat”, që këto agjentura ia kishin dhënë t’ua realizoi, e njëra ndër këto është edhe futja e agjenti të BIA-s në Presidencë”, thotë Maxharraj.

Mes tjerash Maxharraj, shpjegon se Thaçi është i kapur nga këto agjenci spiunazhi, të cilët për krimet gjatë luftës dhe pasluftës i kanë hap dosje të rënda.

“Mirëpo, kush e bënë një gjë të këtillë, askush pos një i krisur, një që është i kapur nga këto agjenci spiunazhi, të cilët për krimet gjatë luftës dhe pasluftës i kanë hap dosje të rënda dhe është zënë rob nga to”, ka thënë mes tjerash në këtë bisedë, prof.dr. Binak Maxharraj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij Branisllav Nikoliq i cili nga mediat është raportuar se ka qenë agjent i shërbimit sekret të Serbisë(BIA).

Në lidhje me këtë nga Presidenca ka lëshuar një deklaratë për media.

“Zyra e Presidentit të Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të Branisllav Nikoliq në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media.

Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e medieve për përfshirjen e mundshme Nikoliq në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare”, thuhet ndër të tjerash në këtë komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat