Faton Abdullahu komenton veprimin e Kadri Veselit: Ai ka shumë për të bërë - Bota Sot
Faton Abdullahu komenton veprimin e Kadri Veselit: Ai ka shumë për të bërë

Politika

Faton Abdullahu komenton veprimin e Kadri Veselit: Ai ka shumë për të bërë

Nga: G.B Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:10
Faton Abdullahu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike, ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministrin e FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziun, të cilët janë në procese gjyqësore.

Se sa mund të shkaktojë kjo pakënaqësi brenda PDK-së dhe a mund të jetë kjo shtytje për zgjedhje të reja, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu.

Në një prononcim, ai ka thënë se betet të shihet nëse nga ky vendim, kjo parti do të lirohet edhe nga mendësia që e ka bërë që të ketë në mesin e saj shumë të akuzuar, duke shtuar se këta persona që janë liruar nga detyra, kanë marrë shumë vota në konventën e fundit.

“Lirimi nga detyra i personave me aktakuzë mbetet të shihet se a do ta lirojë këtë parti edhe nga mendësia që e ka bërë që në mesin e saj të ketë kaq shumë të akuzuar. Në konventën e fundit këta që janë liruar nga detyra kanë marrë shumë vota por dhe kanë votuar. Nga ky proces kanë dalë strukturat e reja që do t’i ketë për kohë të gjatë PDK-ja”, është shprehur ai.

Sipas Abdullahut, për të qenë i besueshëm, Veseli duhet të ndërmarrë edhe shumë veprime tjera të ngjashme për t’i besuar, derisa shton se kjo bëhet më e komplikuar, pasi emri i tij është i përmendur në një incizim për një aferë për fajde, sado që Veseli nuk ka një akuzë të tillë.

“Në anën tjetër në një rreth ku ka shumë të akuzuar dhe të meta të ndryshme, një vendim krejt normal që është parim i thjeshtë dhe zbatohet në vende normale, mund të lë përshtypje e të bëj bujë të madhe, jo zakonshëm. Nga ky prizëm duhet parë edhe vendimin e Veseli. Për të qenë i besueshëm në gjithë këtë ai duhet të ndërmarrë edhe shumë veprime të ngjashme për t’i besuar. Kjo bëhet edhe më e komplikuar kur nuk janë të paktë ata të cilët mendojnë se edhe Veseli nuk është i liruar nga një akuzë e tillë, sado që jo nga ndonjë gjykatë, por nga disa incizimi, ku emri i tij përmendet në konotacion të involvimit të fajdeve”, ka deklaruar Faton Abdullahu për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...