SHBA, zgjidhja ideale për dialogun Kosovë-Serbi

Politika

SHBA, zgjidhja ideale për dialogun Kosovë-Serbi

Zejnepe Bekteshi Nga Zejnepe Bekteshi Më 20 qershor 2019 Në ora: 20:54
Hashim Thaçi, Federica Mogherini, Aleksandar Vuçiq, foto arkiv

Ish-shefi i ushtrisë së SHBA-së në Evropë, Ben Hodges, ka propozuar një qasje të re për zgjedhjen e çështjes së Kosovës. Sipas tij, “qasja e re”, nënkupton rolin kryesor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

Ben Hodges, përmes një shkrimi autorial të tij, ka propozuar një qasje të re për zgjedhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, “qasja e re”, nënkupton rolin kryesor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

Hodges në shkrimin autorial të tij “Qasja e re në Serbi dhe Kosovë”, shpjegon se kjo qasje nënkupton nisjen e një iniciative të fortë dhe të koordinuar e cila do të udhëhiqet nga SHBA-të në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Ne duhet t’u japim atyre shpresë… Integrimi me vendet perëndimore duhet të duket si një qëllim i mundshëm, me përfitime të prekshme ekonomike… do t’i mundësojë të dy presidentëve që t’i shtyjnë ato grupe brenda radhëve të tyre që nuk shohin ndonjë përfitim nga integrimi me perëndimi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian mendoj se mund ta bëjnë këtë”, ka thënë Hodgis.

Po ashtu edhe Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të lenë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendrohet në njohjen reciproke mes tyre.

Këtë deklaratë e ka bërë me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

Krasniqi: Gjithçka që thuhet nga “ishat” duhet të merren si opinione ose këshilla të mira

Image
Jakup Krasniqi

Ndërsa, në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, foli kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i cili tha se vendimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i marrin ata që janë në institucione.

“Gjithçka që thuhet nga ishat duhet të merren si opinione ose këshilla të mira, por vendimet e qëndrimet i marrin ata që janë në institucionet vendimmarrëse në SHBA”, tha kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Abdullahu: Nuk mund të ketë zhvillime pozitive përpara e lëre më rezultate konkrete pa angazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve

Image
Faton Abdullahu

Ndërsa, analisti Faton Abdullahu, për gazetën “Bota sot”, potencoi se SHBA-të nuk janë aktive sa e si duhet apo thënë më saktë siç kanë qenë në të kaluarën sa i përket dialogut aktual me Serbinë.

“Ne po shohim se gjërat nuk janë duke ecur përpara dhe në këtë drejtim po mungojnë rezultatet konkrete. Kam përshtypjen se ka një përpjekje që dialogu të prolongohet për një kohë dhe kjo mbase bëhet që t’i bëhet lak propozimit të korrigjimit të kufirit që nënkupton shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha analisti FatonAbdullahu.

Po ashtu, Abdullahu konsideron se nuk mund të ketë zhvillime pozitive përpara e lëre më rezultate konkrete pa angazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve.

“SHBA-të thjeshtë janë garanci kruciale se ajo që mund të arrihet me marrëveshje edhe mund të implementohet. SHBA-t janë garanci tjetër se kushdo që do ta kundërshton marrëveshjen qoftë edhe Rusia ajo parandalohet pa problem. Askush tjetër nuk mund ta bëj këtë. Dialogu pa SHBA-t mund ta bëhet e të vazhdoj për shumë interesa e arsye por jo që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme”, përfundoi analisti Faton Abdullahu.

Gashi: ShBA-të janë garanci për qetësin në Ballkan, e në veçanti në Kosovë

Image
Kenan Gashi

Ndërsa, Kenan Gashi, analist dhe drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka potencuar se dialogu është proces i domosdoshëm që të rifilloj mes Kosovës dhe Serbisë.


“Por me rrethana të rënda që janë krijuar kjo situata në këtë proces edhe mos arritja e ndonjë rezultatit në ndonjë marrëveshje, ku këtë proces të dialogut e ka ndërmjetësuar BE-ja e konkretisht Mogherini”, tha Gashi.

Tutje, Gashi ka shtuar se mundësia që ShBA-të, ta kenë rolin kryesor është një nga mundësit për ta mbyllur këtë kapitull mes dy shteteve, ngase, siç thotë ai, roli i ShBA-së është edhe garanci për qetësin në Ballkan, e në veçanti në Kosovë.

Kadriu: Pala Serbe dhe ajo e Kosovës vetëm dialogojnë dhe nuk arrin të bëjnë as një zgjidhje

Image
Kushtrim Kadriu

Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Vatra, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se e vetmja zgjidhje ideale është që me dialogun të merret SHBA-ja, pasi që tani janë bërë tetë vite nga fillimi i negociatave dhe nuk ka as një rezultat pozitiv.


“Pala Serbe dhe ajo e Kosovës vetëm dialogojnë dhe nuk arrijnë të bëjnë as një zgjidhje të problemave që i negociojnë. Këtu duhet të jetë e pranishme dora e forte e ShBA-ve pasi që BE-ja është një organ shumë labil dhe nuk posedon forcën në terrenin e politikës globale”, tha Kadriu.

Sipas tij edhe faktori politik i Kosovës dhe ai i Serbisë janë bërë të interesuar qënjë dorë e forte politike të hyjë për ta zgjidhur këtë problem shekullore.

“Por kujdes duhet të ketë në rolin e Rusisë, e cila në një trajektore të tillë mund të involvohet në dialog”, tha Kadriu.

Burjani: Palët duhet të shtyhen t`i njohin kufijtë reciprok

Image
Blerim Burjani

Në lidhje me këtë temë, analisti dhe juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se nëse ka vullnet SHBA-ja për zgjidhje në këtë çështje shumë shpejt pra varet a do të ketë ndërmjetësim konkret dhe efektive.

”Pra një propozim konkret efektiv e zgjidhe këtë çështje, palët duhet te shtyhen t`i njohin kufijtë reciprok këta ekzistues por jo aventura të reja politike apo negociata të pafundme të kota qe 8 vite, deri më tash janë bërë pa ndonjë seriozitet të theksuar. Këto gjera duhet të përfundojnë, jo kështu zvarritet me vjet dhe tensioni i njëjtë politik mbetet i njëjtë”, përfundoi analisti dhe juristi, Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat