Paralajmëron deputetja e VV-së pas takimit në Berlin: Shtetësia e Kosovës është në rrezik

Politika

Paralajmëron deputetja e VV-së pas takimit në Berlin: Shtetësia e Kosovës është në rrezik

Nga: G.B Më: 21 qershor 2019 Në ora: 14:35
Lëvizja Vetëvendosje

Përfaqësues nga Kosova janë takuar në Berlin dje me Marko Gjuriq.

Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga ambasadori në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi dhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Selim Selimi, bashkë me avokatin ndërkombëtar Michael O’Riley, ku pjesëmarrës në takim ishin edhe përfaqësues të BE-së, Francës, Gjermanisë e SHBA-ve.

Lidhur me këtë takim të fshehtë e të paparalajmëruar si dhe pasojat apo rrezikun që mund të ketë Kosova nga ajo që është biseduar aty, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” çdo ditë e më shumë po dëshmohet se këto institucionet nuk kanë lidhje me qeverisje, aq më pak me politikë të jashtme, duke shtuar se takimet e fshehta janë të rrezikshme.

Image
Drita Millaku

“Për ditë e më shumë po dëshmohet se këto institucione tona nuk kanë lidhje me qeverisje e aq më pak me politikën e jashtme e sidomos raporti me Serbinë. Takimet e fshehta janë të rrezikshme, institucionet e Kosovës kanë rënë për toke”, është shprehur ajo.

Sipas Millakut, brenda institucioneve janë katër qeveri që veprojnë kokë në vete, duke shtuar se shtetësia e Kosovës është në rrezik dhe këto lëvizje tregojnë se shteti nuk po funksionon.

“Brenda institucioneve tona janë katër qeveri dhe secila prej tyre punon në kokë të vetin pa koordinim. Të gjitha këto lëvizje që po bëhen kohëve të fundit tregojnë se shteti nuk po funksionon, dhe po punon si pula po kokë. Këta nuk janë të aftë të udhëheqin, nuk kanë kapacitet andaj duhet të lirojnë vend. Shtetësia e Kosovës është në rrezik”, ka deklaruar deputetja Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat