“Zgjedhjet e brendshme partiake janë vetëm lojëra politike”

Politika

“Zgjedhjet e brendshme partiake janë vetëm lojëra politike”

Nga: A.M. Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar zgjedhjet politike që po bëhen brenda partive në vend.

Ai ka deklaruar se këto zgjedhje janë vetëm një pasqyrë si dhe ka përmendur edhe zgjedhjet e kaluara të LDK-së

“Zgjedhjet e brendshme të partive politike janë vetëm një pasqyrë e asaj që jemi mësuar t'a shohim, ku brenda partisë nuk mund të gjendet asnjë kundër kandidatit jo që nuk ka, por nga frika së mund të digjet nga bosi i partisë, siç ka qenë rasti brenda LDK-së të cilët provuan t'i djegin kundër kandidatit e z. Mustafa të cilët provuan t'a marrin  timonin e LDK-së”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Po ashtu, ai është shprehur se këto zgjedhje janë vetëm lojëra politike dhe as ligji nuk mund të kishin fuqi për përmisimin e zgjedhjeve brenda partive.

“Zgjedhjet e brendshme partiake janë vetëm lojëra politike, sepse shefi i cakton propozuesit për ta zgjedhur të parin e partisë, i cili me pas largon nga partia çdo kundër kandidatit apo edhe ata që mendonin ndryshe nga ta. Në këto rrethana edhe Ligji s'do t'a kishte  fuqinë në përmisimin e zgjedhjeve brenda partisë, sepse ata e respektonin ligjin duke i krijuar rrethana të favorshme për vetën e tyre që të duken si demokrat, dhe duke i vrarë idetë e reja!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat