Flasin nga LDK: Ja si mund të ndodhë rrëzimi i Qeverisë Haradinaj

Politika

Flasin nga LDK: Ja si mund të ndodhë rrëzimi i Qeverisë Haradinaj

Nga: N.H Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:50
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se përpos partisë së tyre, partitë tjera nuk janë as serioze as të sinqerta në mocionin për Qeverinë Haradinaj.

Ata bëjnë me dije se nuk mund të vendosen kushte të palogjikshme nëse janë serioz dhe të sinqertë

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, është shprehur se mocioni për rrëzimin e Haradinajt mund të ndodhë nëse partitë opozitare dhe gjysmë-opozitare janë serioze dhe të sinqerta.

Gecaj thekson se nuk mund të vendosen kushte të palogjikshme nëse jemi serioz dhe të sinqertë, siç janë kushtet se nuk e rrëzojmë për shkak të tarifës apo nuk e rrëzojmë me Listën Serbe. Ai potencon se qeveri e mbrapsht duhet të rrëzohet sa më parë.

Image
Bajram Gecaj

“Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj mund të ndodhë nëse partitë opozitare dhe gjysmë-opozitare janë serioze dhe të sinqerta. Nuk mund të vendosen kushte të palogjikshme nëse jemi serioz dhe të sinqertë, siç janë kushtet se nuk e rrëzojmë për shkak të tarifës apo nuk e rrëzojmë me Listën Serbe. Kjo qeveri e mbrapsht duhet të rrëzohet sa më parë”, ka thënë Gecaj.

Gecaj, gjithashtu është shprehur se përpos partisë së tij, partitë tjera nuk janë as serioze as të sinqerta në këtë nismën për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

“Megjithatë, përpos LDK-së duket se partitë tjera nuk janë as serioze as të sinqerta në këtë qëllim. Kjo qeveri është krijuar përmes Listës Serbe dhe nuk ka asgjë të keqe nëse bie edhe përmes votave të tyre, natyrisht nëse kjo bëhet pa kushtëzime. Edhe çështja e taksës nuk duhet të jetë pengesë - qeveria e ardhme, nëse do, mund të vendosi edhe ta mbajë taksen. Prandaj, besoj se e tëra varet nga vullneti serioz dhe sinqeriteti i partive opozitare”, ka deklaruar Gecaj i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat