Rexhaj e godet fort Ismet Beqirin: Kur e fitoje Prishtinën, e ke pas gjallë Presidentin Rugova!

Politika

Rexhaj e godet fort Ismet Beqirin: Kur e fitoje Prishtinën, e ke pas gjallë Presidentin Rugova!

Nga: K.M Më: 22 qershor 2019 Në ora: 11:34
Ismet Beqiri dhe Sali Rexhaj

Veprimtari Sali Rexhaj, me anë të një postimi të tijin në facebook, e ka “goditur” rëndë sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqirin, duke ia kujtuar atij se në kohën kur me aq lehtësi e fitonte Prishtinën, ka qenë gjallë Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, duke ia bërë me dije se sot kohët kanë ndryshuar dhe asgjë nuk është më e njejtë, përcjell "Bota sot".

Ja postimi i plotë i Rexhajt

Ismet Beqiri,
paska deklaruar se do ta fitonte Prishtinen po te kandidohej ne vend te Arban Abrashit.
Ismet, miku im i dashur, edhe nje gomar do ta fitonte Prishtinen sa ishte gjalle Rugova. Kan nderruar punet, del pak nga gezhoja. Mbaje ti Vranjevcin...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat