Vjen goditja për kryeministrin Haradinaj: Ramush - edhe i paditur edhe krenar

Politika

Vjen goditja për kryeministrin Haradinaj: Ramush - edhe i paditur edhe krenar

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:11
Ramush Haradinaj

Takimi "sekret" i Berlinit është gabimi i radhës i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kështu ka vlerësuar ish deputeti i Kosovës, Driton Tali, i cili shton se, kryeministri Haradinaj nuk po mundet ta zotërojë politikën.

Tali thekson se, që nga ardhja në pushtet Haradinaj po bënë gabim pas gabimi, si në politikat e brendshme po ashtu në ato të jashtmet.

Image
Driton Tali

“Nuk thuhet kot se "njeri në pleqëri nuk ndryshon". Siç e përmendi edhe ai vet, takimi në Berlin ishte në lidhje me mos zbatimin e "Zajednicës" sipas marrëveshjes së Brukselit. Për kësi tema duhet të jesh "Ramush" për të mbajtur takime sekrete, në kohë e digjitalizimit. Pra "Ramush - edhe i paditur edhe krenar". E them këtë së ai duhet të jetë i vetëdijshëm se që nga Çakorri besimi i ka humbur totalisht. Askush më me mend në kokë si beson premtimeve të tija. Dhe nga ana tjetër të mbajshë takime sekrete në këtë kohë të digjitalizimit ku informata rrjedh aq shpejtë është e pa mundur. Për më tepër duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet brenda koalicionit PAN. Prandaj them duhesh me qenë "Ramush" (pra edhe i paditur edhe krenar) për të organizuar apo marrë pjesë në takime sekrete. Kjo është ana teknike e atij takimi”, pohon Tali.

Ai shton se, gjersa nga ana politike, duhesh me të vërtet me qenë pa kurrfarë përgjegjësie shoqërore, që për një temë aq delikate me mbajt takime sekrete.

“Ky njeri Kosovën pe trajton si me qenë pronë e tij. Njëjtë si z. Thaçi. Kjo temë, për shkak të rëndësisë që ka për ardhmërinë e Kosovës, e shqyrtuar me transparencë të plotë sjellë kontradikta e lere më e shqyrtuar në takime sekrete nga politikanë jo kredibilë”, potencon Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat