Haziri: Dialogu ka hyrë në agjendë të paqartë, roli i SHBA-së jetik për Kosovën

Politika

Haziri: Dialogu ka hyrë në agjendë të paqartë, roli i SHBA-së jetik për Kosovën

Nga: K.M Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:17
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetarë i Komunës së Gjilanit, në një intervistë për “Bota sot” e ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi në këtë fazë në të cilën ndodhet, duke e cilësuar si agjendë e paqartë momentalisht. Haziri ka thënë se përkundër vullnetit të shteteve Evropiane si Franca dhe Gjermania për të kontribuar në këtë qështje, cka është e mirëpritur, ai ka thënë se rroli i SHBA-ve është i patjetërsueshëm.

“Dialogu ka hyrë në një agjendë të paqartë, pa parime të definuara të negociatave eventualisht dhe pa një orar, apo tajming. Edhe më tutje kemi qëndrime kundërshtuese brenda PAN-it, është qëndrimi i kryeministrit karshi presidentit të Kosovës, por edhe i presidentit karshi kryetarit të kuvendit, e të gjithë ata bashkë kanë qëndrim të kundërt edhe me opozitën e vendit, LDK-VV nuk janë pjesë e kësaj dhe ne do të jemi gardian të mbrojtjes së kushtetutës së republikës. Në rrafshin e dytë, tërheqja e qeverisë amerikane me një hap prapa karshi dialogut është një mundësi që evropianët me e rritë rrolin e tyre në dhënien e fuqisë për zgjidhjen e problemeve. Por, ajo çka mund të them është se asnjë problem, jo vetëm në Ballkan, nuk mund të zgjidhet pa pjesmarrjen e Amerikës. Nëse kemi parasysh qëndrimin dualist të Serbisë, edhe me Evropë e edhe me Rusi e edhe me SHBA, atëherë është e qartë se një rol aktiv i SHBA-së, do të jetë kritik për zgjidhjen e këtij problemi”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat