“Nëse Kosova pranon kushtet e Serbisë, atëhere i bie që po bënë lojën e saj”

Politika

“Nëse Kosova pranon kushtet e Serbisë, atëhere i bie që po bënë lojën e saj”

Nga: M.H Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:42
ilustrim

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, dështoi, duke lënë pas vetes debatet se kush ishte fajtor dhe çfarë të bëhet më pas?

Nismëtarët hoqën dorë meqë palët nuk ndryshuan qëndrimet e tyre. Serbia kërkoi heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe si kusht për të vazhduar bisedimet, ndërsa Kosova kërkoi që të mos vihen kushte për bisedimet.

Lidhur me këtë çështje Analisti politik, Faik Krasniqi në një pronocim për “Bota sot” e sheh pozitive dështimin e Samitit të Parisit, sepse në njëfarë mënyre edhe parandalohet ndarja e Kosovës.Dhe sipas Krasniqit taksa duhet të mbetët atu dhe Serbia të kërkoj falje për dëmet që ka shkaktuar Kosovës.

“Mirë është që dështoi Samiti i Parisit. Dështimi i këtij Samiti në njëfarë mënyre edhe parandaloi skenarin e ndarjës së Kosovës. Kosova nuk guxon të pranojë kushtet e Serbisë për vazhdimin e dialogut. Nëse Kosova pranon kushtet e Serbisë, atëhere i bie që po bënë lojën e saj. Serbia nuk do këtë të ndalur me kërkesat e saj.

Image

Së pari heqjën e taksës, pastaj kërkon edhe gjërat më absurde. Taksa duhet të mbetët aty, së paku deri sa Serbia të mbushet mend dhe mos ta luftojë me shtetin e Kosovës. Përndryshe, s'kemi pse të bisedojme me Serbinë.

As që është dashur të futej Kosova në bisedime me Serbinë, pa një kërkimfalje dhe t'i paguante dëmet e luftës. S'ka asgjë të bisedohet me agresorin pa i permbushuar ajo këto gjëra dhe gjëra te tjera që i ka borgjë Kosovës, përfundoi për “Bota sot”, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat