“Sistemi i drejtësisë në Kosovë është shumë i kapur nga politika dhe nga PDK-ja”

Politika

“Sistemi i drejtësisë në Kosovë është shumë i kapur nga politika dhe nga PDK-ja”

Nga: D.B Më: 23 qershor 2019 Në ora: 21:42
PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e PDK-së, që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë. Megjithatë edhe vet Kadri Veseli është i përfshirë në aferën “Pronto”, ndërsa emri i tij së fundi është përmendur edhe në aferën e fajdeve lidhur me ndërtimin e spitalit të Prishtinës.

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, konsideron se sistemi i drejtësisë në Kosovë është shumë i kapur nga politika dhe posaçërisht nga PDK-ja, por nuk janë hiç më mirë as partitë tjera në pushtet.

Image
Tomë Gashi

“Ne nuk kemi harruar dhe dikujt besoj se ende i kujtohet gara në mes politikanëve dhe bartësve të funksioneve shtetërore të cilit po e ofendonin dhe kërcënonin shumë edhe ish prokurorin Elez Blakaj, për shkak të punës së tij. Dhe duke pas kësi sistemi të kapur drejtësi nuk ka pasur, sepse asnjë akuzë dhe as hetim formal nuk ka pasur nga prokurorët e Kosovës ndaj Kadri Veselit.

Madje as që ka mundë të ketë për shkak të arsyeve të lartcekura. Për këtë arsye iniciativa e tij është diçka e mirë dhe presim që këtë ta bëjnë edhe shefat e partive të tjera që janë në koalicion qeverisës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat