Njohësi i çështjeve juridike: Haradinaj jokredibil, zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugë për Kosovën

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Haradinaj jokredibil, zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugë për Kosovën

Nga: N.H Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:46
Ramush Haradinaj

Samiti i Parisit i cili është paraparë që të mbahet me 1 korrik të këtij viti nuk do të mbahet. Këtë gjë e konfirmoi edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e i cili pohoi se nuk e di se pse është anuluar një takim i tillë

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend.

Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”, ka thënë se me Serbinë duhet shënuar vetëm kufirin formal dhe se tjetër zgjidhje nuk mund të ketë mes dy vendeve.

“Dështojë për shkak se Serbia nuk pranoj që të flasë për shkak taksës, ishte tentativa e fundit takimi me disa persona që kishte dërguar kryeministri jo kredibil por të besueshëm të tij, dhe se Haradinaj nuk pranojë që të heq kushtin-taksën dhe ky samit e përfundoi punën para se të fillojë. Fatkeqësisht, dështojë një rast apo humbi rasti për negocim dhe zgjidhje, që e shohë si problem teknik dialogun, por kurrsesi politik. Me Serbinë duhet shënuar vetëm kufirin formal, tjetër dialog edhe nuk duhet të ketë, përderisa asociacioni i komunave duhet të ndërlidhet me komunat shqiptare në luginë, pra duhet të themelohet edhe asociacioni i komunave shqiptare në Kosovën Lindore, dhe kjo do të ishte zgjidhje e dobishme reciproke”, ka thënë Burjani.

Tutje, ai ka thënë se e vetmja rrugë ka mbetur është se sa më parë duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Prolongimi i dialogut i shkon në favor të Serbisë, pra paraqitet si viktimë e taksës, përderisa Kosovës mund të pritet t’i shtohen kushte të reja nëse dëshiron liberalizim vizash. E vetmja rrugë ka mbetur sa me parë të shkohet në zgjedhje. Nëse dëshirojmë t’i normalizojmë raportet në radhe të parë me BE-në, që kjo qeveri i ka vështirësuar këto raporte dhe për çdo ditë po i keqëson marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në”, përfundoi Burjani.

Ndërkaq, mësojmë se shkaku i shtyrjes së takimit-samitit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat