Vuçiq: Situata në veri nuk është “e lehtë” në lidhje me furnizim

Politika

Vuçiq: Situata në veri nuk është “e lehtë” në lidhje me furnizim

Nga: F.B Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:09
Aleksandar Vuçiq

 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Serbia uk ka pasur kurrë më shumë investime se që kemi aktualisht dhe këtë po e shohin të gjithë, shkruan “Beta” përcjell “Bota Sot”.
"Do të doja që investimet të ishin më mirë të shpërndara, ka më pak në brendësi se sa në Beograd. Në Beograd për herë të parë pas 50 viteve kemi fabrika. Por këtë njerëzit mirë po e shohin edhe po e dinë” ka thënë Vuçiq në panairin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake "Partner 2019", ku ka vizituar helikopterin e parë të sapoardhur H-145M, i cili nga “ Erbas” është ndërtuar për ushtrinë e Serbisë. 
Këtë deklaratë ai e ka bërë duke u përgjigjur në akuzat që ka bërë opozita se pushteti ka zvogëluar investimet në infrastrukturën e kryeqytetit. 
Vuçiq nuk ka dashur që të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me temat aktuale politike, për shkka të pranisë së mysafirëve nga kompania “Erbas”,  ndonëse fare shkurt ka thënë se “Situata në veri të Kosovës nuk është aspak e ‘lehtë’ në lidhje me furnizim. 

 "Nuk është situatë e lehtë, po nëse më lejohet të ju lus mos të flasim për gjërat tona. Nuk është se nuk guxoj të flas, guxoj unë të flas çka dua edhe para (Angela) Merkel dhe (Emanuel) Makron, por nuk dua q ëmysafirët tanë të i sjell në një pozitë të pavolitshme ", ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat