Paralajmëron njohësi i ekonomisë: Kosovës po i mbyllen rrugët për shkak të Haradinajt - Bota Sot
Paralajmëron njohësi i ekonomisë: Kosovës po i mbyllen rrugët për shkak të Haradinajt

Politika

Paralajmëron njohësi i ekonomisë: Kosovës po i mbyllen rrugët për shkak të Haradinajt

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:47
Ramush Haradinaj

Samiti i Parisit i paraparë që të mbahej me 1 korrik të këtij viti, nuk do të mbahet. Qeveria gjermane ka konfirmuar se takimi Kosovë-Serbi, i parashikuar për t’u mbajtur në Samitin e Parisit në fillim të korrikut, është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë.

Lidhur më ketë, njohësi i ekonomisë në vend, Mustafë Kadriaj, ka thënë se nuk kanë guxim që dy fuqi politike dhe ekonomike siç janë Gjermania dhe Franca të turpërohen para tekeve të kryeministrit Haradinaj.

Kadriaj në një prononcim për “Bota sot”, paralajmëron se Kosovës po i mbyllen rrugët me sjelljet e kryeministrit aktual.

“Është më se normale që me dështu samiti i Parisit sepse nuk guxojnë dy fuqi politike dhe ekonomike siç janë Gjermania dhe Franca që të turpërohen para tekeve të kryeministrit Haradinaj. Me këtë duhet të kuptoj kryeministri aktual se nuk mund të torturoj lidershipin siç është Merkel dhe Makron, kështu që tani e tutje Kosovës po i mbyllen rrugët me sjelljet e kryeministrit aktual”, është shprehur Kadriaj.

Sipas tij, me dështimin e samitit të Parisit nikoqiret e organizimit i kanë bërë me dije qytetarëve të Kosovës që më këtë lidership siç është profili i Haradinajt, Kosovës iu kanë mbyllur rrugët.

Image
Mustafë Kadriaj

“Kështu që me dështimin e samitit të Parisit nikoqiret e organizimit i kanë bërë me dije qytetarëve të Kosovës që më këtë lidership siç është profili i Haradinajt, Kosovës iu kanë mbyllur rrugët pra nuk dihet më se kur do ketë raund të bisedimeve njëherit Këshilli i Ministrave ia shuajt ëndrrat qytetarëve të Kosovës për liberalizimi të mundshëm, pikërisht për mënyrën e qasjeve të probleme nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka theksuar se qytetari është para dy zgjidhjeve; të dërgojnë në shtëpi kryeministrin dhe qeverinë aktuale apo të vazhdojë të përballet me izolimin e vazhdueshëm.

“Pra, tani e tutje qytetari është para dy zgjidhjeve të dërgojnë në shtëpi kryeministrin dhe qeverinë aktuale apo të vazhdojë të përballet me izolimin e vazhdueshëm për teket e kryeministrit e them këtë sepse edhe kur të bënë ndonjë hap ose punë të mirë është vet kryeministrit qe ia humb vlerën dhe pikërisht është rasti i taksës aq sa ka pasur peshë pozitive politike dhe ekonomike tani edhe me shumë e ka rënduar politikisht dhe ekonomikisht të ardhmen e Kosovës, e them këtë sepse me izolimin e Kosovës, BE do të reflektojë politikisht e ekonomikisht në raport me Kosovën”, ka përfunduar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...