“Bota sot”, zëri më i fuqishëm për zbardhjen e vrasjeve politike

Politika

“Bota sot”, zëri më i fuqishëm për zbardhjen e vrasjeve politike

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 qershor 2019 Në ora: 07:54
Foto ilustruese

Të mërkurën, gazeta kombëtare “Bota sot”, ka shënuar 24 vjetorin e themelimit. Gjithë këto vite të funksionimit të saj, “Bota sot”, i ka kaluar me mjaft vështirësi, por duke mos u dorëzuar asnjëherë përballë keqbërësve. Vrasjet politike të veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare që ishin njerëz të afërt me Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova kanë qenë përherë subjekt i shkrimeve të gazetës “Bota sot”. Ndonëse, shumica prej këtyre vrasjeve vazhdojnë të mos zbardhen, “Bota sot”, me shkrimet e saj, nuk e ka lënë të qetë sistemin e drejtësisë, duke ia përkujtuar se neglizhenca për zbardhjen e këtyre rasteve përbën një krim më vete!

Ish gazetari i luftës dhe analisti politik, Rexhep Shahu, e ka quajtur gazetën “Bota sot” si shtypi për të vërtetën.

“Bota sot” është zëri me i fuqishëm në shërbim të së drejtës e vërtetës, është shtypi me luftarak për të vërteten, “Bota sot”  është avokati i lirisë e dinjitetit, avokati i të vërtetave”, ka thënë ai.

Image
Rexhep Shahu

Shahu beson se  “Bota sot” do të vazhdojë si gjithmonë ece para për zbulimin e vrasjeve e poshtërsive që janë bërë në emër të lirisë

“Bota sot” nuk i len kauzat në mes të rrugës i çon deri në fund betejat e veta në mbrojtje të lirisë e të vërtetës. Besoj se “Bota sot” do të mbrojë edhe më tej intelektualët që i godet dhuna e krimit. “Bota sot” besoj do të vazhdojë si gjithmonë ece para për zbulimin e vrasjeve e poshtërsive që janë bërë në emër të lirisë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Maxharraj: Kombëtarja“Bota Sot” tribunë e fjalës së lirë

Image
Profesor dr. Binak Maxharraj

Profesor dr. Binak Maxharraj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se vazhdimisht gazeta kombëtare ka pasur një ekip stabil të gazetarëve që nuk u trembej syri për ta thanë të vërtetën për çështjet kurciale për kombin që shumë herë edhe ishte e kërcënuar, por që për këtë të vërtetë iu vranë edhe gazetarë të saj, por që kurrë nuk u dorëzua para furtunave dhe stuhive që i dolën përpara.

Ai shton se “Bota sot” vazhdon të jetë e tillë edhe sot e kësaj ditë kur po e përmbushë me suksese brilant 24 vjetorin e ekzistencës së saj.

“Siç dihet gjatë luftës dhe pas luftës janë vrarë figura të njohura, luftëtar dhe atdhetarë dhe veprimtarë, por edhe një numër i pjesëtarëve të UÇK-së, por janë bërë edhe plagosje dhe atentate, sidomos ato ndaj Presidentit historik Ibrahim Rugovës i cili ishte në shënjestër. Dihet së gjatë luftës pati qërim hesapesh midis figurave atdhetare që ishin futë në luftë për çlirimin e Kosovës dhe atyre që mrizojshin në Shtabin e Rognerit dhe që shihnin llafe rreth qërimit të hesapeve me të gjithë ata që nuk mendonin njësoj, sidomos ishin në shënjestër luftëtarët e Presidentit Ibrahim Rugova me të cilët ky Shtab nisi që në luftë ti qëroi hesapet më ta për të marrë më lehtë pushtetin pas luftës. Kështu u vranë mizorisht nga dora e këtyre falangave Ali Uka, Koloneli Ahmet Krasniqi e shumë të tjerë, për të cilat drejtohet gishti nga ky Shtab dhe në Faton Klosin i cili dyshohet se ka gisht në këto vrasje. Ky njeri u bërë edhe veteran i luftës së Kosovës por edhe Hashim Thaçi e dekoroi me Dekoratën Presidenciale për meritat e tij në likuidimin e kundërshtarëve shqiptar gjatë luftës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka folur për situatën e krijuar pasluftës, për vrasjet që ndodhën ndaj veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës si Xhemail Mustafa, Smail Hajdaraj, Ukë Bytyqi, Shaban Manaj,  si dhe për atentatin ndaj akademikut, Sabri Hamti duke kujtuar se pikësynim i këtyre atentateve ishte edhe presidenti historik Ibrahim Rugova.

“Edhe pas luftës pati një numër të madh vrasjesh, sidomos në vitin e parë pasçlirimit kur pushtetin e morë e ashtuquajtura Qeveri e pakohshme në krye me Hashim Thaçin. Konsiderohet se vetëm gjatë dy viteve të pasluftës nga maskat, por edhe nga njerëzit pa maska, njerëzit natën por edhe në pike të ditës rrëmbeheshin kudo nëpër shtëpitë e tyre, në rrugë dhe gjetiu për të mos u kthyer kurrë nëpër shtëpitë e tyre. Konsiderohet se vetëm  në dy vitet e pasluftës, sipas njohësit dhe luftëtarit të UÇK dhe veprimtarit Idriz Zeqiraj kanë ”humbur” në këtë mënyrë mbi 1820 veta, për të cilët as sot e kësaj ditë nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Sidomos pati atentate dhe vrasje të veprimtarëve të LDK-së si Xhemail Mustafa, Smail Hajdaraj, Ukë Bytyqi, Shaban Manaj, i cili u gjet i karbonizuar diku në çufrat e Drenicës e shumë të tjerë, por pati edhe atentate në veprimtarë e LDK si në Akademikun, Sabri Hamti por edhe disa here në Presidentin Ibrahim Rugova”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori ka përmendur edhe shënjestrën që i është bërë gazetarëve të “Bota sot” të cilët u vranë për fjalën e lirë.

“Por, ishin në shënjestër për fjalën e shkruar edhe gazetaret e “Bota sot” të cilët e thoshin të vërteten për këta vrasje dhe shumë mbrapshti të këtyre Komandantëve të cilët e morën, rrëmbyen pushtetin me zor. U vranë për fjalën e lire dhe për të vërtetën gazetarët Bardhyl Ajeti dhe Bekim Kastrati, të cilët “Bota sot” nuk i harron kurrë si martir të fjalës së lire të shkruar”, ka deklaruar Maxharraj.

Për më tepër, ai ka shtuar se është interesant të përmendet së nga të gjitha këto vrasje që u bënë gjatë dhe pas luftës asnjë rast deri me tani nuk është zbardhur nga organet tona të drejtësisë.

“Është interesant të zbulohet diçka për atentatet në Presidentin Ibrahim Rugova i cili ishte në shënjestër për likuidim nga këta bandat vrastare në pushtët që gjenden ende sot e kësaj ditë. Dy here u bë antantat në Presidentin Rugova, njëherë në shtëpi, herën tjetër në Mars të 2004 derisa Rugova po shkonte në Kuvendin e Kosovës për tu takuar me Solana, gjatë rrugës u bë antantat në të, por fatmirësisht Rugova shpëtoi. Se shpejti doli një njeri me emrin Agim Hoti i burgosur në burgun e Dubravës në Istog, ku e mori publikisht autorësinë për këtë atentat. Në këtë akt makabër kishte bërë pazar me Xhavit Halitin, Arton Nimanin dhe Agron Harajdinaj. Por, siç deklaron ish anëtari i SHIK-ut Naim Miftari së shpejti këtij ia mbyllën gojën më 130.000 euro dhe me një premtim për amnisti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu profesori, Maxharraj ka deklaruar se përkundër që “Bota sot” ka ngritur zërin për zbardhjen e vrasjeve, nuk ka ndodhur një gjë e tillë edhe 20 vite pas luftës.

“Kombëtarja “Bota sot” vazhdimisht e ka ngritë zërin në zbardhjen e këtyre vrasjeve me qëllim që ato të aktualizohen, të nxirren para drejtësisë vrasësit e tyre, Por më kot. Një gjë e tillë nuk ka mund të ndodhë deri më sot që 20 vjet në liri. Nuk ka ndodhë sepse pushtetin e kanë në dorë mu ata të cilët i kanë porosit këto vrasje, ata sot e kësaj ditë sillën dhe sorollaten nëpër organet e pushtetit, janë kudo nëpër Partitë politike, në Institucione, në Qeveri, në Parlament etj. Heshtja e këtyre vrasjeve nga ana e prokurorisë dhe gjyqësisë ndaj këtyre vrasjeve, e sidomos atentatet ndaj Presidentit Rugova më se miri tregojnë së prapa këtyre vrasjeve dhe atentatit në Presidentin Rugova qëndrojnë njerëz të fuqishëm të politikës që ende e sot e kësaj ditë janë në pushtet, të cilët i kanë zapu të gjitha institucionet e sidomos prokurorit dhe gjyqet të cilat edhe punojnë sipas diktatit të tyre”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Ai ka apeluar që gazeta “Bota sot” të vazhdojë që të merret me zbardhjen e vrasjeve që anë ndodhur pasluftës sepse pa zbardhjen e këtyre vrasjeve nuk do të këtë qetësi, e as rahati, e as liri të mirëfilltë në Kosovë.

Tërnava: Shkrimet e gazetës “Bota sot”, argumentonin ato ndodhi negative të kohës kur “komandantet” filluan ta kontrollonin Kosovën

Image
Hajrullah Tërnava

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se këtë gazetë mund ta emërojmë si gazetën demokratike të kohës, e cila me të gjitha botimet që i bënin pa cezurë, e ndihmuan popullin të ecë drejtë lirisë dhe shkëputjes nga regjimi nacionalist i Millosheviqit.

“Gazeta “Bota Sot” ishte gazeta e demokracisë, e cila ishte pa cenzurë me shkrimet e saj, dhe ndryshe nga gazetat e komunizmit. Shqiptarët e ndienin frymën e demokracisë dhe ndryshimeve rrënjësorë që po vjen dhe ndryshimet e reja do e përfshinin vendin tonë me pluralizmin politik që në vitet e 1990 e përfshiu edhe vendin tonë. Prandaj me të drejtë duhet të festohet 24 vjetori i kësaj gazetë shumë kontribut dhënëse, për kohen në të cilën ia nis të botohej, si në vend ashtu edhe në diasporë. Prandaj lirisht këtë gazetë mund ta emërojmë si gazetën demokratike, të kohës e cila të gjitha botimet që i bënin pa cenzurë, e ndihmoi popullin të ecë drejtë lirisë dhe shkëputjes nga regjimi nacionalist i Millosheviqit, i cili na e suprimoj edhe kushtetutën e vitit 1974 si autonomi krahinore në një federatë të përbashkët në Jugosllavi që ishte”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Tërnava ka folur për situatën e pasluftës, kur u bënë edhe vrasjet politike, që sipas tij këto vrasje ndodhën, me qëllim që të bëhen ndryshime të bindjeve politike të elektoratit.

““Bota sot” tani e kësaj kohe të gjitha shkrimet demokratike që i  botonte ishin kryesisht të frymës Rugociane dhe në shumë raste këtë gazetë nisen ta quanin gazeta e LDK-së. Rrjedhat e periudhës së paraluftës nga viti 1990-1998 e deri në vitet e pas luftës të vitit 1999, LDK ishte partia numër një, me sukseset e saja politike dhe gazetën “Bota sot” e konsideronin si gazeta e kësaj partie dhe sukseset e LDK-së ia dedikonin si kontribut të kësaj gazetë. Disa parti që u formuan pak para luftë, të ngjyrosura me ngjyra komunistë-socialistë dhe të lidhura me politikat e shtetit Shqiptar, bënin çmos ta dëmtonin reputacionin e partisë të LDK-së, sepse sa ishte gjallë Rugova nuk kishin shans ti fitonin votat e popullit të Kosovës. Në periudhën e fillimit të luftës kishte vlerësime nga partitë enveristë të LPK-së, se nëse vriten disa aktivist të LDK mund të ndryshojnë bindjet elektorati dhe nga frika ti bashkëngjiten partive tjera që u formuan sidomos mbas luftës, e të gjitha këto parti i promovonin politikat e tyre, se ato ishin çliruese të Kosovës. Partitë në fjalë e formuan SHIK-un për qëllimet e tyre politike dhe këto vrasje i përshkruhen këtij shërbimi nga ana e popullit”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Pas luftës, Tërnava shton se për shkrimet e gazetës “Bota sot”, argumentonin ato ndodhi negative të kohës kur “komandantet” filluan ta kontrollonin Kosovën, me veprimet e tyre negative të tyre.

 “U vra bashkëpunëtori i gazetës “Bota sot” Enver Maloku, një patriot i palodhur që e dha kontributin e posaçëm në partinë e LDK-së, e sidomos është i njohur se ishte kryeredaktorë i QIK-ut në LDK. Mbas ti,j në mbarim të luftës u vra Xhemail Mustafa, gjithashtu  bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës njeri i lapsit dhe i pendës, i cili ishte gjithashtu opinionisti i “Botës sot” dhe aktivist i palodhur i çështjes kombëtare. Mbas çlirimit të Kosovës për shkrimet e tyre të vendosura me fakte që i argumentonin ato ndodhi negative të kohës kur “komandantet” filluan ta kontrollonin Kosovën, me veprimet e tyre negative të “komandantëve”, u vranë gazetarët e kësaj gazete Bardhyl Ajeti dhe Bekim Kastrati”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, eksperti i sigurisë shton se këto vrasje nuk u zbuluan dhe se ndikimi i  zërit të “Botës sot” për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës ka qenë permanent, por ata që i bëjnë ligjet në Kosovë.

“Prandaj, nuk duhet shumë të vihet në dyshim se nga kush u vranë këta patriotë dhe sot e kësaj dite asnjë vrasje e atyre kohërave nuk u zbuluan, e sidomos vrasësit që sot sillen poshtë e lartë, dhe shume nga ta janë pasuruar edhe që dikur s`kanë pasur me e ngop barkun bukë, dhe gjinden në postë të larta. Ndikimi i zërit të “Botës sot” për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës ka qenë permanent, por ata që i bëjnë ligjet në Kosovë i kanë instaluar në të gjitha institucionet e vendit tonë njerëzit e tyre, në poste të larta aty ku gjithçka kontrollohet në favor të të fortëve të vendit, prandaj është e kuptueshme se deri me tani asnjë vrasje, gjatë e mbas luftës nuk është zbuluar edhe që vrasje të tilla gjatë dhe pasluftës janë me qindra”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Në fund, Tërnava apelon se këto vrasje nuk duhet të heshtën asnjëherë dhe të gjithë ata vrasës duhet të dënohen me dënime shumë të gjata, sepse i kanë vra bijtë më të mirë të kombit tonë, të cilët në kohërat më të vështira i kanë rezistuar armikut me shkrimet dhe argumentet e tyre.

Haziri: “Bota Sot”, pagoi mjaftë shtrenjtë punën e saj në demaskimin dhe denoncimin e krimit të organizuar

Image
Nexhat Haziri

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, ka thënë se për gjithë këto 24 vite,  “Bota Sot” arriti ta mbajë gjithnjë aktuale çështjen e vrasjeve politike në Kosovë, krimin e organizuar të institucionalizuar në pozitat më të larta shtetërore dhe se tashmë po vërtetohet edhe nga ata që dikur kanë qenë skeptik apo mosbesues ndaj asaj që për gjithë këto vite ka shkruar gazeta.

“Rroli i gazetës "Bota Sot" në proceset e pasluftës në Kosovë duke informuar në mënyrë profesionale, të drejtë dhe të pavarur ka ndikuar në konsolidimin e demokracisë dhe vendosmërinë e luftimit të krimit të organizuar, duke e denoncuar si asnjë medium tjetër. Për gjithë këto 24 vite,  “Bota Sot” arriti ta mbajë gjithnjë aktuale çështjen e vrasjeve politike në Kosovë, krimin e organizuar të institucionalizuar në pozitat më të larta shtetërore, punë e kësaj gazete që tashmë po vërtetohet edhe nga ata që dikur kanë qenë skeptik apo mosbesues ndaj asaj që për gjithë këto vit ka shkruar gazeta " Bota Sot"”, ka thëna HAziri për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka theksuar se  vrasja e gazetarëve Bekim Kastratit dhe Bardhyl Ajetit, si dhe sulmi me bombë ne redaksinë e Cyrihut tregon qartë luftën e grupeve kriminale politike ndaj gazetës "Bota Sot".

“Por edhe Bota Sot, pagoi mjaftë shtrenjtë punën e saj në demaskimin dhe denoncimin e krimit të organizuar, politik dhe ati ekonomik. Vrasja e gazetarëve Bekim Kastratit dhe Bardhyl Ajetit, por edhe kërcënime të tjera ndaj stafit të gazetës, siç ishte rasti i sulmit terrorist me bombe në redaksinë e Cyrihut, tregon qartë luftën e grupeve kriminale politike ndaj gazetës "Bota Sot" për ta penguar punën e saj”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat