Nga LDK-ja thonë se ka takime sekrete me Serbinë, ndërkombëtarët por edhe takime sekrete të brendshme

Politika

Nga LDK-ja thonë se ka takime sekrete me Serbinë, ndërkombëtarët por edhe takime sekrete të brendshme

Nga: G.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 14:23
LDK

Javën e kaluar në Berlin të Gjermanisë u mbajt një takim sekret në mes të palës nga Kosova dhe asaj të Serbisë.

E për një takim të tillë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas kësaj, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar presidentin Thaçi, derisa i ka thënë se ai është takuar vetë me presidentin serbe fshehurazi dhe nuk mund ta kritikojë askënd.

Image
Bajram Gecaj

Lidhur me këtë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se institucionet e Kosovës janë okupuar nga individë të cilët qëllimin e fundit e kanë interesin kombëtar e shtetëror, duke bërë gjithçka që të mbesin në pushtet.

“Fatkeqësisht, institucionet e Kosovës janë okupuar nga individë të cilët qëllimin e fundit e kanë interesin kombëtar e shtetëror. E gjitha që e bëjnë është me qëllim të mbetjes në pushtet, trashjes së dhjamit dhe shtyrjes para të interesave individuale, grupore e klanore. Shtyhen si të ishin adoleshent, ndërsa pastaj e bëjnë të njëjtën edhe vetë”, është shprehur ai.

Sipas Gecajt, takimet sekrete me Serbinë dhe ato të brendshme kanë për qëllim ruajtjen e pushtetit, duke harruar interesin e qytetarëve.

“Takime sekrete ka me Serbinë, pjesë të komunitetit ndërkombëtar, por edhe një mal takimesh sekrete të brendshme, të cilat së bashku lidhen tek ruajtja e pushtetit me çdo kusht. Interesin e qytetareve e kanë harruar fare, madje madje unë nuk jam i sigurt nëse vërtetë ndonjëherë edhe e kanë pasur prioritet”, ka deklaruar Bajram Gecaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat