Goditja e Gërxhaliut: Çka pret faktori ndërkombëtar kur të lexojnë CV-në e Thaçit, Ramushit dhe Pacollit?

Politika

Goditja e Gërxhaliut: Çka pret faktori ndërkombëtar kur të lexojnë CV-në e Thaçit, Ramushit dhe Pacollit?

Nga: N.Sh Më: 27 qershor 2019 Në ora: 14:27
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli

Njohësi i ekonomisë, ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu pohon se, Kosova në aspektin rajonal dhe integrues, qoftë në aspektin politik nuk ka qenë në pozitë më të vështirë asnjëherë që nga viti 1999.

Mirëpo, sipas tij, nuk e habit një fakt i tillë kur e dinë të gjithë kush na udhëheq.

“Në rend të parë duhet të kuptohet se sot dikush nëse kundërshton vendimin e Gjermanisë, vendimin e Francës dhe miqve të betuar siç janë Amerika, ose është i krisur, ose është i paditur ose është i zhgënjyer që nuk ka realizuar do të thotë planet dhe strategjitë e veta, qoftë në interes të dikujt tjetër e më së paku në interes të Kosovës. Dhe në këtë drejtim të kundërshtohen apelet e tilla është vërtet turpi më i madh që i bëhet Kosovës”, thotë Gërxhaliu për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, duhet të kuptohen këto tri gjëra.

“E para, Kosova është produkt edhe i bashkësisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. E dyta, duhet të kuptohet që luftën e bëjnë trimat, por duhet e treta që shtetin e ndërtojnë të mençurit dhe ku është Kosova sot? Unë nuk e kam problem vetëm refuzimin nga kjo politikë e pakoordinuar dhe e përçarë, sepse këta i bashkon vetëm interesi dhe jo atdhedashuria dhe ardhmëria e Kosovës”, shton ai.

“Unë e kam një problem nga një dimension krejt tjetër, dhe në qoftëse tërhiqet një paralele mes vitit 1999 dhe vitit 2019, vjen në shprehje mjerimi intelektual ose vdekja e intelektualitetit në Kosovë. Derisa në vitit 1999 Kosova është paraqit qoftë në skenën ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë kudo me një elitë intelektualësh duke filluar nga një akademik, i cili ka qenë një kokë Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Pajazit Nushi, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova dhe kalibrat e tjerë të skenës politike, ndërsa paramendoni tash në vitit 2019 Kosova paraqitet me një Ramush, me një Hashim dhe me një Behgjet. Dhe çka pret nga faktori ndërkombëtar kur ata paraprakisht i kanë CV e çdo njërit dhe çka mund të lexosh në CV e këtyre njerëzve. Pra ky është problemi që duhet të analizohet dhe dua të besoj që ndryshimi i fatit të Kosovës është në duart e votuesve të Kosovës, Nuk e di se çka duhet të ndodh që populli të vetëdijesohet dhe të ketë kujdes së kon e voton” thekson Safet Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat