“Presidenti i shtetit merret me çështje ekzekutive pa mandat ekzekutivë”

Politika

“Presidenti i shtetit merret me çështje ekzekutive pa mandat ekzekutivë”

Nga: M.H Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka vlerësuar se Ekipi Negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetuesen dhe se ky ekip nuk ka kompetenca për bisedimet me Serbinë.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka ardhur pasi deputetja Albulena Haxhiu, Driton Selmanaj dhe 30 deputetë të tjerë kanë dërguar këtë Ekip në Kushtetuese.

Parashtruesit e kërkesës në thelb para Gjykatës kishin tri pretendime kryesore: (i) përcaktimi dhe ndryshimi i hierarkisë institucionale kushtetuese dhe vendimmarrëse në dialogun me Serbinë; (ii) kompetencat ligjore të delegacionit shtetëror ndërhyjnë drejtpërdrejtë në kompetencat kushtetuese të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, si dhe (iii) dhënia e karakterit lex specialis Ligjit të kontestuar. Parashtruesit e kërkesës po ashtu kërkuan dhe vendosjen e masës së përkohshme.

Gjykata vlerësoi se kërkesa e parashtruesve është e pranueshme në bazë të kritereve të përcaktuara me Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese. Në shtjellimin e meritave të kërkesës, Gjykata vlerësoi pretendimet e parashtruesve të kërkesës rreth: (i) përcaktimi dhe ndryshimi i hierarkisë institucionale kushtetuese dhe vendimmarrëse në dialogun me Serbinë, dhe (ii) kompetencat ligjore të delegacionit shtetëror ndërhyjnë drejtpërdrejtë në kompetencat kushtetuese të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, meqë nenet thelbësore të Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, i njëjti, në tërësinë e tij, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha se pushtetet janë të ndara legjislative apo Kuvendi është organ ligjdhënës dhe nuk mund të ketë pushtet ekzekutivë:

Image
Blerim Burjani

"Kjo çështje është e saktë, pushtetet janë të ndara legjislative apo Kuvendi është organ ligjdhënës dhe nuk mund të ketë pushtet ekzekutivë. Grupi negociator është dashtë të përzgjidhet nga Qeveria, por kjo nuk ndodhë sikurse Presidenti i shtetit merret me çështje ekzekutive pa mandat ekzekutivë, këto janë deformime politike por jo kushtetuese dhe ligjore”, përfundoi Burjani, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat