Gazeta që ishte kritike ndaj vrasjeve të personaliteteve publike të pasluftës

Politika

Gazeta që ishte kritike ndaj vrasjeve të personaliteteve publike të pasluftës

Nga: A.ZH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:49
Vrasjet e pasluftës, foto ilustrim nga "Bota sot"

Edhe opinionisti Gani Mehmetaj, ka uruar gazetën kombëtare “Bota sot”, me rastin e 24 vjetorit të themelimit.

Ai ka thënë se “Bota sot”, mbetet kritike ndaj fenomeneve devijante si krimi, korrupsioni e nepotizmi.

Sipas tij, gazeta ishte veçmas kritike ndaj vrasjeve të personaliteteve publike të pasluftës.

““Bota sot” është gazetë ndryshe nga gazetat tjera. Ishte dhe ka mbetë opozitë e pushtetit, kritike ndaj fenomeneve devijante: krimit të organizuar, korrupsionit e nepotizmit. Veçmas “Bota sot” ishte kritike ndaj vrasjeve të personaliteteve publike të pasluftës. Qëndrimi pro Rugovës është ajo që i ka bërë lexuesit ta duan”, thuhet në urimin e Gani Mehmetajt.

Image
Gani Mehmetaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat