“Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, fatin e Kosovës në dorë ia la Thaçit”

Politika

“Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, fatin e Kosovës në dorë ia la Thaçit”

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:44
Hashim Thaçi

Analisti politik, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator të Kosovës me Serbinë, për të cilin ka thënë se e ka dobësuar në aspektin e bisedimeve dhe se i është lënë fati i republikës së Kosovës në dorë të presidentit, Hashim Thaçi.

“Gjykata Kushtetuese ka shpallur jo kushtetues Ekipin Negociator të Republikës së Kosovës i cili do të vazhdonte bisedimet me Serbinë në Bruksel, ku pjesë e këtij ekipit u patën bërë disa dajë e tezak ashtu siç raportojnë mediat. Gjykata kushtetuese ndoshta ka vepruar drejt, mirëpo ajo e ka dobësuar edhe më shumë ketë pjesë, lidhur me bisedimet, pas që ajo e ka shpallur Ekipin Negociator jo Kushtetues, duke ja lërë fatin e Republikës së Kosovës në dorë të presidentit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi ka shtuar se nuk munden të merren masa ndëshkuese ndaj këtij ekipit pasi që është formuar nga Qeveria dhe është aprovuar nga presidenti.

Image
Islam Krasniqi

“Nuk besojë se do të ndërmerren ndonjë hap ligjor apo masë ndëshkuese ndaj këtij ekipit, pasi që ai është formuar nga qeveria, i aprovuar nga presidenti, i cili nga praktika nuk do të ishte jo kushtetues, se nëse ai është jo kushtetues edhe presidentin e etiketon ai vendim, e ku Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se delegacioni shtetëror është themeluar me Ligjin e kontestuar”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat