Ish agjenti i SHIK-ut tregon kur e hetoi që kjo organizatë po merrej me punë të pista

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut tregon kur e hetoi që kjo organizatë po merrej me punë të pista

Nga: D.RR Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:54
Naim Miftari, foto ilustrim

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, në një prononcim për “Bota sot” ka treguar se kur mori vendimin që të largohej nga SHIK-u.

Teksa ka folur për SHIK-un, Miftari ka treguar se kur dyshoi se SHIK-u nuk po vepronte drejtë.

“SHIK-u i formuar pas luftës pas një kohe u bë trampolinë instrument i Hashim Thaçit, Veselit, Halitit, Reçicës, Sylës, Grabovcit. Dyshimet e mija por edhe të disa tjerëve filluan kur pas bisedave me disa ish UDB-sha, një dorë e zezë i vriste të gjithë ata ish-sigurima serb që folnin me ne sidomos kur UDB-ashët kishin afruar edhe materiale e deklarata/informacione të fshehta që etiketonin edhe disa figura të larta të PDK që kishin qenë pjesë vendimmarrëse gjatë luftës në UÇK. Dyshimet u shtuan dhe nuk pata dilema pastaj kur me 2-3 shkurt të vitit 2000, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Qeku në bashkëpunim me shërbimin sekret DFSE-Francezet pro-serb na tradhtuan në Mitrovicë”, ka thënë Miftari.

Ai tregon edhe qëllimin e SHIK-ut pas luftës.

“Pastaj vit pas vitit dihet hapur se udhëheqësit e SHIK-ut u bënë milionera të pasur, biznesmenë me Oligarka të tyre që edhe sot ua menaxhojnë pasurit e tyre, pasuri të korrupsionit nga plaçkitja dhe zhvatja e pasurisë shtetërore të Kosovës. Motoja e SHIK-ut të PDK ishte të përçaj elektoratin, simpatizantët e vet dhe të sundoj vazhdim i avazit të luftës kur përçan luftën kur plaçkiten fondet e luftës kur i ndan njerëzit me luftuar e me kinse pacifistë thuajse ne i kishim dy Kosova me çliruar e jo një”, ka treguar Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat