Luftë e ashpër brenda PDK-së, kush do të fitojë Hashimi apo Kadriu?

Politika

Luftë e ashpër brenda PDK-së, kush do të fitojë Hashimi apo Kadriu?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 korrik 2019 Në ora: 19:53
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Deshëm apo jo, për shkak të rrethanave aktuale politike, jemi të detyruar të shkruajmë për aktualitetin që ka të bëjë me zhvillimet e fundit në PDK. Për shkak se kjo parti politike që nga viti 2008 është në pushtet, si pasojë e keqqeverisjes dhe sistemit korruptiv që ka instaluar, çdo lëvizje në këtë parti shihet me dyshim dhe skepticizëm.

Paralajmërimi në Konventën zgjehdore të kësaj parti i kryetarit Kadri veseli se njerëzit e korruptuar s`kanë vend në PDK u pa me dyshim dhe mosbesim. Personalisht jam skeptik me gjithë se bëri një hap në këtë drejtim, gjithsesi edhe kjo mbetet për tu diskutuar. Diskutimi më tepër duhet të përqendrohet tek personat që iu kërkua të japin dorëheqje, pasi ishin personale që kishin pak vota.

Megjithatë ky veprim nxjerri në pah fytyrën e errët të kësaj partie me persona që janë mbi parti, dhe që “s`ka bir nane që më largon nga PDK” siç u shpreh Sami Lushtaku. Samiu i përfolur për afera korruptive, mbetet njëri ndër personat e anës kriminale të PDK-së, që janë mbi parti dhe mbi shtet dhe mbi ligj. Soji i Samiut janë njerëz që i kanë zën frymën këtij shteti, dhe s`po e lënë` të zhvillohet dhe as të ecë tutje. Nëse e gjithë kjo nismë nga z. Veseli nuk është vetëm lojë politike, por synon vërtet që të çliroj këtë parti nga soji i Samiut atëherë mbetët për tu përshëndetur.

Megjithëse më shumë i besoj tezës se kjo është një luftë politike brenda PDK-së, respektivisht rreshtimit të njerëzve në anën e Thaçit dhe Kadriut. Anatemi i njerëzve të ngushtë të Thaçit, që për hir të vërtetës janë edhe klika më kriminale në PDK, më tepër ngjason rreshtim se sa bindje dhe orientim i z.Veseli. Gjithsesi pastrimi nga krimi brenda çdo partie politike në vend është i mirë se ardhur, pa anashkaluar faktin se qerdhja e krimit është në PDK.

Nëse PDK ka këtë synim që të pastroj partinë nga kriminelët, atëherë pse nuk inicion një ligj të lustrimit që u ndalon njerëzve me të kaluar kriminale të konkurrojnë për pozita shtetërore, besoj se edhe partitë tjera do e mbështesin një nismë të tillë. Derisa një gjë e tillë nuk bëhet i bie që nisma e z. Veseli më tepër ka të bëjë me individë të caktuar, të cilët nuk janë në anën e tij, se sa një nismë e mirëfilltë që synon vërtet të largoj të keqen nga kjo parti. Për të dëshmuar seriozitetin e tij së pari z.Veseli duhet të inicioj nismën në kuvend për të hetuar SHIK-ut dhe rolin e tij. Por kjo gjë mos të bëhet nga prokurorë që i ka emëruar vet , por nga prokurorë të huaj.

Pastrimi i figurave duhet të nis nga z.Veseli. Pasi politika ka edhe anën e saj morale, nga e cila z.Veseli duhet të përgjigjet. Vërtet z. veseli ende nuk është i akuzuar për ndonjë vepër për të shkuarën e tij, megjithatë ekziston perceptimi qytetarë për implikimin e tij në krimet e ndryshe që janë kryer gjatë dhe pas lufte.

Këtij gjykimi popullor z.Veseli i ka borxh që t’i jap përgjigje. Mes shumë dyshimeve dhe mosbesimeve për të shkuarën dhe veprimet e tashme të z. Veseli, ky i fundit duhet të dëshmoj të kundërtën me veprime. Jo luftën e brendshme politika ta paraqës si pastrim të partisë nga e keqja, që edhe janë, megjithatë kjo mos të bëhet në kuadër të rreshtimeve. Frika se ende nuk e ka të sigurt përkrahjen nga njerëz brenda PDK, dhe frika se mos Thaçi kthehet përsëri pas mandatit të presidentit, si duket kanë prodhuar këto zhvillime. Nga ferri ku ndodhet PDK, së pari duhet të kaloj purgatorin nëse një ditë ëndërron paranë, e cila duket e largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat