Kajtazi: LDK ka potenciale

Politika

Kajtazi: LDK ka potenciale

Nga: N.H Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:03
Lirije Kajtazi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe anëtare e kryesisë së LDK-së, Lirije Kajtazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për procesin e brendshëm në të cilën është duke kaluar partia e saj.

Kajtazi konsideron se ky proces ishte i suksesshëm për partinë e tyre, përderisa nuk lënë pa përmendur edhe problemet në të cilat kanë kaluar si subjekt.

“Ishte një proces zgjedhor i suksesshëm, me ndonjë përjashtim, kur dikush për t’i fituar i pranonte dhe ftonte në kuvend edhe “dajtë” nga parti tjera. Natyrisht se ata vinin për “probleme”, është shprehur deputetja e LDK-së, për gazetën “Bota sot”.

Ajo mes tjerash, ka shpjeguar se kandidaturat për ta marrë kreun e partisë duhet tw paraqiten në Kuvendin e brendshëm, ashtu siç kumtohet edhe në statutin e kësaj partie.

“Kandidaturat, sipas statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dalin në kuvend. E mira është se LDK ka potenciale”, ka thënë krejt në fund, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi.

Lidhja Demokratike e Kosovës prej kohësh ka filluar zgjedhjet e saj të brendshme. Ani pse ishte përfolur se në muajin qershor-korrik pritet që Lidhja Demokratike t’i shpallë zyrtarisht kandidaturat për kryetar të kësaj partie, edhe me tej asnjë nga kandidatët e mundshëm nuk e ka paraqitur kandidaturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat