Kriza humanitare në veri, eksperti i ekonomisë tregon si të veprohet nga Qeveria

Politika

Kriza humanitare në veri, eksperti i ekonomisë tregon si të veprohet nga Qeveria

Nga: G.B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 00:26
Mbyllja e dyqaneve

Në veri të Mitrovicës janë mbyllur të gjitha dyqanet nga serbët.

Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafiteritë, pompat e derivateve dhe taksitë.

Kjo ka ardhur shtatë muaj pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës nga Qeveria e Kosovës.

Në anën tjetër, lidhur me këtë kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës, ku kanë furnizuar banorët e kësaj pjese të vendit, përmes një plani për furnizimin me produkte ushqimore. Maune me produktet themelore ushqimore, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, janë dërguar në komunat veriore të vendit.

Lidhur me gjithë këtë, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se veprimet e Serbisë i di tashmë edhe opinioni ndërkombëtar, duke shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të tregojë maturi dhe situatën ta kthejë në favor të saj.

Image
Mustafë Kadriaj

"Qeveria e Kosovës duhet t'i sheh normale veprimet e Serbisë për arsye që tanimë edhe opinioni ndërkombëtar i di dhe e ka mësuar sjelljen jo konstruktive të Serbisë. Qeveria e Kosovës duhet të kthen veprimet e Serbisë në favor të Kosovës duke treguar maturi, njëherësh që të jetë vigjilente përmes mekanizmave të sigurisë si dhe të jetë prezente duke furnizuar qytetarët në veri pa dallim etnie duke dëshmuar para qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare që ne jemi përgjegjës brenda territorit të Republikës së Kosovës, po ashtu të ketë të qartë që Serbia nuk mund të krijojë kataastrofë humanitare sespe tani jetojmë në shkekullin 21 si dhe Kosova i ka dyert e hapura", është shprehur ai.

Se a do të duhej t'i shkruhej letër vendeve të Quintit lidhur me krizën humanitare në veri, Kadriaj thotë se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, pasi vendimet e Qeverisë kanë qenë në hap me situatën, por që sipas tij duhet të inkurajojnë qendrat tregtare që të jenë prezente në afat sa më të shpejtë kohor.

"Me këtë rast nuk ka nevojë për ndonjë letër ankimi në shtetet e Quintit sepse sot informata shpërndahet shpejt si rezultat i teknologjisë informative. Veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë qenë në hap me situatën fillestare por duhet të inkurajojnë qendrat tregtare që të jenë prezente në afat së më të shpejtë të mundur, njëherësh duke ofruar siguri maksimale për këto biznese por edhe për qytetarët në veri që të furnizohen lirshëm sepse Serbia tenton që përmes grupve të sponzorizuara nga vet Serbia që të pengojnë qytetarët", ka vlerësuar Kadriaj.

Më tej ai thotë se Serbia po tenton të tregojë forcë para bashkësisë ndërkombëtare dhe para Qeverisë së Kosovës për shkak të taksës.

"Si përfundim Serbia po tenton që të tregon forca para bashkësise ndërkombëtare që mund të krijon situata që kontestojn jetën normale, po ashtu edhe para qeverisë së Kosovës për shkak të taksës dhe në fund po bën hapin e fundit para serbëve në veri që përkundër anagazhimit të shtetit Serbia nuk po mund të bëjë më shumë në njëfarë mënyre heqjen e obligimit moral para qytetarëve në veri që nuk po mund të bën më shumë", ka theksuar Mustafë Kadriaj.

Ai mendon po ashtu se veprimi i Serbisë ka qenë dhe për shkak të dërgimit të draft-rezolutës në Kuvend nga presidenti, për bashkim të Kosovës Lindore me Kosovën.

"Njëherësh veprimi i Serbisë zyrtare ka qenë një veprim si rezultat i dërgimit të presidentit Thaçi të rezolutës për futje të Kosovës Lindore brenda territorit të Kosovës duke balansuar veprimet. Por me një veprim vigjilent të qevrisë së Kososvës të gjitha këto veprime të Serbisë mund të kthehen në favor të Kosovës dhe kjo dëshmoi më së miri veprimi i ministrit të tregtisë Endrit Shala ku në bashëpunim me qendrat tregtare të jetë afër qytetarëve në veri duke i bërë me dije që Kosova ka kapacitete institucionale dhe matrial në të gjithë teritorin e Republikës dhe tani e tutje të jetë koshient duke qenë prezent me mekanizmat e sigurisë në mënyrë që qendrat tregtare të jenë prezent një hap e para në veri në mënyrë që qytetarët t'u ofrohet siguri si dhe mos të ndiejnë mungesën e shportës së konsumit", ka përfunduar Kadriaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat