Psikologjia e politikanëve të korruptuar duhet të shndërrohej në ndershmëri për të mirën e popullatës së vendit

Politika

Psikologjia e politikanëve të korruptuar duhet të shndërrohej në ndershmëri për të mirën e popullatës së vendit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 korrik 2019 Në ora: 16:14
Kuvendi i Kosovës

Shpresa e vetme e Kosovës dhe shqiptarëve është transformimi i brendshëm shpirtëror, moral e edukativ, pa revolucion të brendshëm njerëzor, pa vetëdije pozitive, pa një dashuri individuale, kolektive shoqërore e shtetërore nuk ka perspektivë. Andaj duhet patjetër që të ndodh një revolucion, për ta ndryshuar gjendjen ekonomike, sociale e arsimore në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm në AKR Vesel Makolli ka thënë për “ Bota sot” se revolucioni dhe evolucioni janë dy anë të kundërta diametralisht.

Image
Vesel Makolli

Sipas tij, deri sa evolucioni është një gjë natyrore dhe krejt normale gjatë zhvillimit të një shoqërie, revolucioni është diçka jo normale dhe mund të jetë rrezik i madh për shoqërinë pasi që mund të manipulohet dhe të shfrytëzohet nga qarqe dhe individ të ndryshëm dhe të kaloj në fund në kontrarevolucion(është i përafërt me linçimin).

“Përpos revolucionit Francës që merret si kthesë radikale në zhvillimin e njerëzimit, meqenëse edhe këtu ka pasur shumë viktima dhe shumë dhunë e mangësi, përderisa tjerat revolucione kanë qenë të dëmshme për shoqërinë apo shtetin ku kanë ndodhur. E nëse nisemi nga shteti shqiptar, të ashtuquajturat revolucione që kanë ndodhur kanë qenë shumë të dëmshme dhe kanë ndikuar në mbrapa mbetjen kulturore dhe zhvillimore të shtetit dhe kombit tonë. Si shembuj më eklatant janë i ashtuquajturi "revolucioni i qershorit" i vitit 1924 kur një klikë e ndikuar nga ideologjia komuniste e rrëzon qeverinë legjitime të dal nga vota e lirë dhe instalon një qeveri diktatoriale që nuk e pranoj asnjë shtet përpos Bashkimit Sovjetik”, ka thënë Makolli.

Ai konsideron se në atë kohë regjimi komunist ishte vetëm në Bashkimin Sovjetik, andaj edhe fuqitë perëndimore nuk e pranuan këtë ndryshim me dhunë të qeverisë në Shqipëri dhe ndihmuan që qeverisja legjitime të kthehet në pushtet pas 6 muajve.

“ Revolucioni tjetër i radhës ishte ai komunist që sundoi plot 50 vjet, i cili ishte i tmerrshëm  për popullin shqiptar. Ky revolucion sundojë me dorë të hekurt dhe ishte ma mizori në planet, duke lënë pasoja gati të pariparueshme të cilat po i ndiejmë edhe sot. E sot në shekullin XXI kur shoqëria njerëzore ka arritur në një stad shumë të lart të zhvillimit teknologjike, ekonomik e kulturor, kur në shumicën dërmuese të shteteve të globit rendi kushtetues është demokratik dhe liberal, ti mendosh ndryshimet në shtetin tënd, në mes të civilizimit botëror - Evropës me revolucion, është më shumë se non-sens”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, “ revolucioni" duhet të vijë me votën e lirë e jo me dhunë, sepse  vetëdijesimi i njerëzve gjegjësisht evitimi i votimit klientelistike dhe votimi i programeve dhe kandidateve që do të sjellin në zhvillim ekonomik duke hap vende te reja pune, është "revolucion" i duhur, real e jetik i votës së lirë dhe vendim i sovranit-popullit.

“ Çdo gjë tjetër është jo normale dhe me pasoja të rrezikshme, por rrota e historisë nuk ec mbrapa, sidomos jo në qendër të Evropës, e këtë duhet ta dinë të gjithë ata që janë ende me ideologji revolucionare, ide të cilën e ka shkel koha dhe ka mbetur vetëm një atavizëm i shekullit te kaluar”, ka thënë sekretari i përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli.

Kelmendi: Krerët e LDK-së, bashkëpunojnë me argatët e SHIK-ut

Image
Jeton Kelmendi 

Analisti politik dhe profesori i shkencave politike Jeton Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se tani për tani nuk shihet ndonjë dritë në fund të tunelit, sa i përket ndryshimit të gjendjes faktike apo revolucioni.

Kjo sipas tij, për faktin se Kosova fatkeqësisht po vetëqeveriset nga njerëz që nuk e duan fare këtë vend.

“Dhe kur e them këtë fillimisht duhet të ceki presidentin e vendit Hashim Thaçin i cili është një anti-kosovar si dhe kryeministri  Ramush Haradinaj i cili po ashtu në mënyrë tinëzarë krejt sekrete i takon njerëzit e palës serbe në mënyra të fshehtë. Pra kjo qeverisje nuk është e mirë sepse bëhet më shumë për luftë të partive, sesa për vendin. Dhe pikërisht për këtë Kosova është në një gjendje tmerrësisht të keqe e cila është kapur nga një krah i luftës e kryesisht nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK). Dhe nëse flasim për atë se e ka shpresë për të dal Kosova nga kjo kauzë, atëherë mund të them se shpresa vdes e fundit. Pra Kosova është fatkeqe për faktin se ka dy shpresa të vogla, të cilat mund ta nxjerrin Kosovën nga kriza dhe ato janë dy subjekte politike, LDK dhe VV.

Sipas tij, pa ardhur një frymë e re në Kosovë dhe pa e çliruar LDK-në nga kjo katandisje nuk do të ketë shpresë.

“ Përderisa në krye të LDK-së gjinden një person si Lufti Haziri, një tjetër si Haki Rugova dhe si Isa Mustafa, e njerëz të Agim Veliut, LDK-ja kurrën e kurrës nuk do të jetë LDK. Por vetëm shkronjat do ti ketë të njëjta dhe asgjë tjetër. Sepse këta njerëz që janë tani në pushtet, nuk janë asgjë tjetër pos argatë të SHIK-ut dhe të segmenteve të caktuara, me kapot e shtetit me Thaçin, Veselin dhe Haradinaj.E aty ku shihej edhe një shpresë për ndryshim është gjysma e njerëzve mbi 40 për qind të deputeteve që i morën në mandat, e u shitën varësisht në krye misionin e tyre, në mekanizma para politik nga SHIK-u dhe shërbimet tjera të ndihmuara jashtë, ku u formua edhe partia Social Demokratike. Pra edhe këtu prap nuk është çliruar VV, sepse në Vetëvendosje ka akoma njerëz të tjerë, të cilët po tentojnë për ta ndarë këtë subjekt, dhe këtu Abin Kurti e ka vështirë për ta menaxhuar. Pra këto dyja janë e vetmja shpresë sado e vogël, që të jetë për ndryshim. Pra këto dyja e kanë vështirë dhe më këtë opozit-arizëm që po e bëjnë dhe me këtë qasje që e kanë dorën në zemër nuk e meritojnë të jenë fare në pushtet”, ka thënë profesor Kelmendi.

Ai konsideron se fakti tjetër është iniciativa e tyre për ta shkarkuar qeverinë dhe për ta quar këtë Qeveri në shtëpi.

“ Mendoj se ky qëllim nuk është më, akt opozitar, por është akt patriotik dhe akt moral. Dhe këtu nuk i fajësojë vetëm partitë në pushtet, por edhe opozitën. Pra për këtë klasë politike, dhe për këtë shpresë të vrarë i ka fajet i gjithë populli. Sepse kjo kastë politike është produkt i këtij populli shkurt pamës dhe durimi i këtij populli ka marr fund më, sepse vidhet Bechtel- Enka, vidhet andej, e vidhet këndej, punësojnë familjarë nëpër vende të ndryshme, dhe komplet vidhet populli, vidhet gjithçka për rreth, madje edhe kasta intelektuale. Edhe Akademia është e vdekur, dhe nuk ngritët, sepse është e vrarë politikisht, andaj shpresat janë minimale dhe thuajse të humbura që Kosova të ngritët në këmbë” ka thënë analisti politik dhe profesori i shkencave politike Jeton Kelmendi. 

Kadriaj: Dhe si përfundim Kosova ka shembullin më të mirë krizën politike në Shqipëri se si është ardhur deri në një krizë institucionale

Image
Mustafë Kadriaj

Kurse njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj ka thënë se duke marrur parasysh si shoqëri me demokraci të brisht sipër nga tradita dhe praktika konsideroj që për Kosovën do të ishte fatale si një shtet i ri për faktin që ne mund ti kujtojmë opinionit krizën shoqërore në pranverën e vitit 2004 ku dëshmuan që ne si shoqëri nuk mund të menagjojmë dhe aq më shumë vazhdojnë pasojat në vazhdimësi.

“Po ashtu revolucionet kanë si shkak pa kënaqësinë por janë të diktuara nga shërbimet që si përfundim fitojnë shërbimet apo forcat e caktuara politike ku mund t’ia dikton edhe kahjen e demokracisë dhe orientimit në nivel botëror dhe kjo me çelikos edhe më shumë mendimin që Kosova në asnjë mënyrë nuk guxojnë që të rrëshqas në ndonjë revolucion të mundshëm por rruga më e mirë, është për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare. Dhe si përfundim Kosova ka shembullin më të mirë krizën politike në Shqipëri se si është ardhur deri në një krizë institucionale që rreziku më i madh është që të kemi një krizë apo mini-revulucon sikurse në vitin 1997 e që ende shteti Shqiptar i vuan pasojat si materiale por edhe njerëzor ku dihet që janë dëmtuar institucionet, ekonomia dhe me e rënda humbja e shumë jetrave të qytetareve të pafajshëm sepse në atë kohë” ka thënë Kadriaj.

Mehazi: Revolucioni më i madh do t ‘ishte atëherë kur Kosovën do ta merrte në dorë rinia e partisë së Albin Kurtit Vetëvendosja

Image
Sulejman Mehazi

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë se shpresa e vetme e Kosovës dhe shqiptarëve është transformimi i brendshëm shpirtëror, moral e edukativ, pa revolucion të brendshëm njerëzor, pa vetëdije pozitive, pa një dashuri individuale, kolektive shoqërore e shtetërore s'ka perspektivë.

“ Pikë së pari popullata dhe politikanët ta kenë të qartë se shteti nuk krijohet me spektakle korrupsionesh e vjedhjesh, vrasjesh e inatesh, mentaliteti i politikanëve dhe popullatës të jetë dashuria e puna e jo postet shtetërore si privilegje për të shkatërruar Kosovën, por për ta forcuar në çdo aspekte për një shtet të fuqishëm e me përgjegjësi të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Psikologjia e politikanëve të korruptuar duhet të shndërrohej në ndershmëri për të mirën e popullatës së vendit. Pushtetet nuk krijohen e formohen për ta mjelur qeverinë, por për ta ushqyer atë. Revolucioni më i madh do t ‘ishte sikurse shqiptarët të kishin më shumë psikologjinë e të menduarit opozitare, sesa qeveritare e pushtetarë”, ka thënë Mehazi.

Ai konsideron se revolucioni më i madh do t ‘ishte atëherë kur Kosovën do ta merrte në dorë rinia e partisë së Albin Kurtit Vetëvendosja.

“ E them këtë sepse këta të tanishmit janë bërë të neveritshëm, të pa durueshëm e të gërditshëm për popullatën shqiptare. Politikanët e partive shqiptare postet shtetërore i kapin si privilegje për vete e për të dobësuar popullatën, e jo përgjegjësi për të forcuar popullatën e shtetit të Kosovës. E vërteta e së mirës së Kosovës do ishte transformimi i popullatës në opozitë, e jo në pozitën e tanishme”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat