Deputetja e VV-së godet Thaçin për draft-rezolutën: Po punon për interesa të Serbisë, qëllimi është...

Politika

Deputetja e VV-së godet Thaçin për draft-rezolutën: Po punon për interesa të Serbisë, qëllimi është...

Nga: G.B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:23
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një draft-rezolutë për kërkesat e shqiptarëve në atë pjesë.

Por një rezolutë e tillë është kundërshtuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka thënë se ky është mashtrimi i radhës i Thaçit, duke e quajtur të kontrabanduar draft-rezolutën e tij.

Lidhur me këtë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se sjellja e një draft-rezolute nga presidenti, derisa po miratohej nga deputetët, tregon se ai është vegël e Serbisë dhe nuk i intereson fare Lugina e Preshevës, por po punon për interesa të Serbisë.

Image
Drita Millaku

“Sjellja e një draft-rezolute nga Presidenti pikërisht në seancën kut vetëm po miratohej rezoluta e deputetëve tregon më së miri se Hashim Thaçi është vegël e Serbisë dhe fare nuk i intereson Lugina e Preshevës, qëllimi i tij ishte që të minojë përpjekjet e Kuvendit për një zgjidhje dhe presioni ndaj Serbisë dhe ndërkombëtarëve. Sjellja e asaj draft-rezolute nga Hashimi tregoi edhe një herë pafytyrësinë e tij karshi shqiptarëve, jo vetëm të Luginës por në përgjithësi të shqiptarëve. Thaçi punon për interesa të Serbisë këtu nuk ka dyshim. Por e mira e gjithë kësaj është se Thaçi veç është deshifruar dhe askush nuk i beson”, ka deklaruar deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat