Koalicioni VV-LDK do të ishte i duhuri dhe shpresë për qytetarët e Kosovës

Politika

Koalicioni VV-LDK do të ishte i duhuri dhe shpresë për qytetarët e Kosovës

Nga: D. B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:30
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se pritet të ketë një marrëveshje për zgjedhje ose marrëveshje për mocion në mënyrë që në shtator të ketë zgjedhje.

Por se sa është e mundur të ketë një marrëveshje të tillë, dhe a po shkon drejt "mbështetjes për muri" Qeveria Haradinaj, politologu Faik Krasniqi ka thënë për “ Bota sot” se në dy dekadat e fundit kurrë nuk ka ndodhur që pozita dhe opozita të arrijnë ndonjë marrëveshje për të shkuar në zgjedhje.

“Nuk pres që të ndodh as kësaj radhe rrëzimi i Qeverisë, sepse rrëzimi mund të bëhet nëse opozita arrin që t'i bëj 61 vota. Nëse ndodh që të ketë ndonjë marrëveshje për rrëzimin e Qeverisë, atëherë i bie që PDK-ja ka rënë dakord me LDK-në që pas zgjedhjeve të bashkëqeverisin. Nëse ndodh një gjë e tillë, nuk do të ketë ndryshim të qeverisjes, por vetëm ndërrim rolesh”, ka thënë politologu Krasniqi.

Sipas tij, largohen të tjerët dhe zëvendësohet me LDK-në, por PDK-ja prapë se prapë mbetet në pushtet.

“Shumica e qytetarëve nuk e duan një gjë të tillë sepse PDK-në e duan në opozitë, si përgjigjja kryesore për gjendjen e mjerueshme në vend. Prandaj kam frikë që vendi mund të shkojë në zgjedhje për shkak të interesave e atyre që Kosovën po e mbajnë peng që dy dekada, dhe jo për ta ndryshuar këtë gjendje. Një koalicion mes VV-së dhe LDK-së do të ishte i duhuri dhe shpresë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat