Në Kosovë po fryn erë zgjedhjesh

Politika

Në Kosovë po fryn erë zgjedhjesh

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 3 korrik 2019 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

“Është tepër e domosdoshme shkuarja në zgjedhje. Lëvizjet e partive politike të koalicionit janë tregues real se edhe ata janë të bindur se kjo Qeveri realisht ka rënë pasi që nuk i kanë numrat për të funksionuar. Për të qenë real nuk ka asnjë tregues që kjo Qeveri ka stabilitet”, tha Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Me rrëzimin e ekipit negociator për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, filloi edhe një shtyrje dhe një frikë se zgjedhjet mund të ndodhin më herët. Kërkesa u shtrua nga Albulena Haxhiu, Driton Selmanaj dhe 30 deputetë të tjerë.

Pas rishikimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese del me një komunikatë e cila tregon arsyen e rrëzimit të ekipit negociator.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e parashtruesve është e pranueshme në bazë të kritereve të përcaktuara me Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, meqë nenet thelbësore të Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, i njëjti, në tërësinë e tij, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Kështu ekipi negocitor i përbërë nga Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti dhe Behgjet Pacolli bie nga detyra për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas këtij vendimi ju dha një shtyrje partive politike të bëjnë ndryshime në partitë e tyre duke filluar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ditë më parë veçse miratoi sloganin e ri të partisë.

“Ne guxojmë me krijue” është slogani i AAK-së, propozim ky i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj. Ky vendim është marr në Kuvendin e Punës.

“Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend”, thuhet në njoftimin e AAK-s.

Pastaj, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për të “rrëmbyer zemrat” e qytetarëve vendosi t’i shkarkojë të gjithë të emëruarit publik në institucionet e Kosovës, që vijnë nga radhët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza nga Prokuroria e Shtetit. Kjo për faktin që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kështu duke bërë këto ndryshime PDK synon që në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të ketë përkrahjen e qytetarëve për vendimin që ka marrë.

Hiq më keq nuk po veproi as Lëvizja Vetëvendosje e cila po organizon takime për zhvillimin e vendit. Ku së fundi patën një takim më përfaqësues të dhjetëra shoqatave dhe organizatave të ndryshme shqiptare në Stamboll. U diskutua për shumë tema e çështje: Mësimin e gjuhës shqipe, investimet në Kosovë, të drejtën për nënshtetësi, studentët shqiptarë, e deri te aktualiteti politik në Kosovë. Kështu duke kontribuar për zhvillimin e vendit dhe bërë që në këtë mënyrë të jenë sa më afër me qytetarët.

Haxhiu: Vendimi për taksën është vendim i guximshëm

Lidhur me këtë çështje deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, në një prononcim për “Bota sot” tha se slogani i ri i Aleancës tregon edhe njëherë që kjo parti kanë guxim për të krijuar dhe për të marrë vendime të guximshme:

Image
Teuta Haxhiu

“Së pari slogani jonë në Kuvendin e punës d.m.th tregon edhe një here që ata që kanë guxim me krijuar janë pikërisht tanimë akterë të ri qeveria Haradinaj që nga fillimi i mandatit mori vendime të guximshme. Pra duke filluar që prej luftës së qytetit të Prishtinës që priti afër 18 mijë vite këshilltarë të ish-kryeministrave dhe asnjëhere nuk u lehtësu. Pastaj kalimi në pronësi i kallapit të rinisë flakës së kryeqytetit, problemi me energji elektrike është pothuajse tejkalu nga vendimet të guximshme. Megjithatë vendimi për taksën që është po ashtu guxim pra po flasim për me kriju diqka të re, për me krijua në interes të vendit dhe qytetarëve, ky është slogani jonë që i shkon Aleancës”, shtoi Haxhiu, për “Bota sot”.

E pyetur për mundësin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Haxhiu u shpreh që janë shumë të relaksuar në këtë aspekt dhe se kur do që ndodhin ne nuk kemi asnjë problem përkundrazi i mirëpresim:

“Ndërsa sa i përket fushatës, po dalim, është në interes që lidhet indivualisht dhe e posaçërisht për partitë politike sepse qytetarët janë tek e fundit ata që kanë votuar që na me qenë këtu. Që pra me shku me u taku me qytetarët është kognitiv. Ne sinqerisht kurdo që ndodhin zgjedhjet jemi shumë të përgatitur. Pra arritjet e Aleancës janë të madha, këtë nuk e themi ne po e thonë sondazhet e partnerëve që bëjnë për të gjithë sferat politike të tjera, këtë e din edhe subjektet e tjera politike. Prandaj ne jemi shumë të relaksuar në këtë drejtim, jemi shumë të gatshëm në kuptimin, kurdo që ndodhin ato.

Por nëse pretendohet të ndodhin shpejt unë konsideroj që është tendenca për të ndarë këto vendime të guximshme që ka marrë Qeveria Haradinaj. Por në fakt për ti ndalë vendimet e guximshme nuk është në interesin e qytetarëve megjithatë edhe njëherë konsideroj që këtë e shoh më shumë si agjentë të subjekteve të ndryshme të secilës opozitë. Ngase e kanë humbë edhe mos

të them interesimin por thjeshtë nuk kanë çka të tregojnë ngase nuk ka mbet temë pa diskutu, pa dal në pah me pritshmërinë Haradinaj, nuk ka mbetur asnjë temë në tavolinë por me secilin është ballafaquar”, përfundoi Haxhiu për “Bota sot”.

Musliu: Partitë politike po i kryejnë detyrat e veta karshi strukturave

Tutje, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, për “Bota sot” tha se këto vizita dhe ndryshime në partitë politike nuk i sheh si diqka të jashtëzakonshme thjesht po kryejnë detyrat e tyre karshi strukturave:

Image
Ganimete Musliu

“Unë mendoj që vizitat në teren nuk kanë të bëjnë me zgjedhje të jashtëzakonshme. Partitë politike po i kryejnë detyrat e veta karshi strukturave, thjesht po mbajnë zgjedhjet e brendshme që është proces krejt normal. Si PDK sapo i kemi përfunduar zgjedhjet ndërsa partitë tjera tani janë në proces”, përfundoi Musliu, për “Bota sot”.

Millaku: Për të qenë real nuk ka asnjë tregues që kjo Qeveri ka stabilitet

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për “Bota sot” tha se është e domosdoshme shkuarja në zgjedhje pasi që kjo Qeveri nuk ka stabilitet tregues:

Image
Drita Millaku

“Duke marre parasysh situatën politike të krijuar sidomos pas vendimit të kushtetueses për ligjin mbi dialogun dhe dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë Haradinaj në planin kombëtare ndërkombëtare si dështimi në liberalizimin e vizave etj. Është tepër e domosdoshme shkuarja në zgjedhje. Lëvizjet e partive politike të koalicionit janë tregues real se edhe ata janë të bindur se kjo Qeveri realisht ka rënë pasi që nuk i kanë numrat për të funksionuar. Për të qenë real nuk ka asnjë tregues që kjo Qeveri ka stabilitet”, përfundoi Millaku.

Shahu: Në Kosovë po fryn erë zgjedhjesh

Tutje, analisti politik, Rexhep Shahu tha për “Bota sot” që në Kosovë po vjen era zgjedhje dhe se secili po ka frikën pushtet, dhe se beson që Vjeshta do ta vrasë këtë frikë duke parë se kush po pret kostumin për kryeministër:

Image
Rexhep Shahu

“Natyrisht në Kosovë po fryn erë zgjedhjesh ndonëse realisht të gjithë kanë frikë. Ata që e kanë pushtetin frikën se nuk e mbajnë dot, ata që e kërkojnë frikën se nuk e marrin dot se nuk janë gati. Si Ramushi që del në logo të re dhe guxon ashtu janë dhe të tjerët. Veseli pretendon se nisma e tij kundër të inkriminuarve do i japë rezultatet, por lufta brenda llojit është suprsfide.

LDK si makineri e rënda ende nuk i beson vetes se është aset gjigant dhe një në duar zgrapsish. Besoj se vjeshta do ta vrasë frikën dhe do ta shohim kush po pret kostum për kryeministër”, përfundoi Shahu, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat