Të shqyrtohet mocioni i mosbesimit nga PDK dhe Nisma, Haradinaj e ka minuar të ardhmen e Kosovës

Politika

Të shqyrtohet mocioni i mosbesimit nga PDK dhe Nisma, Haradinaj e ka minuar të ardhmen e Kosovës

Nga: N.H Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:49
Qeveria Haradinaj

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë udhëtoi për në Paris, me të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizmin e vizave.

Haradinaj deklaroi se si një e drejtë e mohuar për qytetarë te Kosovës, do të angazhohet fuqimisht që izolimit t’i vije fundi.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga BE-ja dhe se tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar.

Skeptik me punën e deritanishme të Qeverisë Haradinaj është deklaruar eksperti i ekonomisë në vend.

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se, kryeministri Haradinaj e ka minuar të ardhmen e Kosovës si për nga zhvillimi ekonomik dhe për nga perspektiva evropiane.

Image
Mustafë Kadriaj

“Duke përcjellë në mënyrë kronologjike punën e kryeministrit aktual mendoj që e ka minuar të ardhmen e Kosovës si për nga zhvillimi ekonomik dhe për nga perspektiva evropiane. Kryeministri aktual është duke u munduar që t’i përvetësoj për vete ushtrinë dhe taksën, por që asnjëra nuk janë meritë e drejtpërdrejt e tij, por e koalicioni. Për ushtrinë nga ajo që është parë ka qenë faktor kryetari i parlamentit me vizitën që i ka bërë bazës ushtarake në SHBA, si dhe për taksën mendoj që Ministria e Tregtisë ka pas meritën sepse vendimin e ka marrë pikërisht ministri Endrit Shala, ndërsa kryeministri vetëm e ka aprovuar, kjo mendoj është mese e qartë”, ka thënë Kadriaj.

Tutje, ai ka theksuar se të vetmin nder që kryeministri Haradinaj mund t’i bëjë Kosovës është që të lëshoi karrigen dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Krejt në fund, Kadriaj ka nënvizuar PDK dhe NISMA duhet të shqyrtojnë mundësinë për mocion të mosbesimit.

“Kështu që kryeministri është duke u mbajt në këto dy pseudo kauza ku edhe nëse shkohet në zgjedhje t’i përdor këto si karrem për votë. Pra, mendoj se tani më ia kanë bërë të qartë të gjithë se me këtë kryeministër nuk ka perspektivë Kosova. Të vetmin nder që Haradinaj mund t’i bëjë Kosovës është që të lëshoi karrigen dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Me ketë dua të theksoi që edhe partnerët e koalicionet si PDK-ja apo NISMA duhet të shqyrtojnë mundësinë për mocion të mosbesimit në koordinim me opozitën, duke i dhënë kështu mundësinë qytetarëve që të zgjedhin një strukturë parlamentarë më krediblie nga aspekti intelektual dhe moral, e cila do të rezultonte me një qeveri kredibile”, ka përfunduar njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat