Krasniqi ‘godet’ Haradinajn dhe Pacollin: Nuk guxoni t’i ndaloni serbët e as të shkoni në Kosovën Lindore

Politika

Krasniqi ‘godet’ Haradinajn dhe Pacollin: Nuk guxoni t’i ndaloni serbët e as të shkoni në Kosovën Lindore

Nga: G.B Më: 5 korrik 2019 Në ora: 14:42
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Dje Jetlir Zyberaj, shefi i kabinetit të ministrit të jashtëm, Behgjet Pacollit, njoftoi se është marrë vendimi për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë.

Por një gjë e tillë është mohuar nga Qeveria e Kosovës, e cila ka thënë se nuk ka marrë vendim që u ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve nga Serbia.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ky koalicion është joserioz, koalicion interesash, ku bëhet garë se kush po vjedh e punëson familjarë e militantë më shumë.

Image
Faik Krasniqi

“Ky koalicion me dhjetëra parti është koalicion joserioz. Koalicion interesash dhe asgjë më shumë. Në këtë koalicion bëjnë garë se kush po vjedh e punëson familjarë e militantë më shumë. Nuk janë të përgjegjshëm se në një shtet serioz për deklarata joserioze pasojnë dorëheqjet”, është shprehur ai.

Krasniqi thotë se që dy dekada zyrtarët serbë kanë hyrë në Kosovë dhe askush s’ka pasur guxim t’i ndalojë e nuk do të guxojnë as tash, e as vetë nuk guxojnë ta vizitojnë Kosovën Lindore.

“Që dy dekada zyrtarët serbë vijnë kur u teket në Kosovë dhe asnjë Qeveri deri më tani nuk ka pasur guximin t'ua ndalojnë hyrjen. Nuk do të guxojnë as tash, por as në të ardhmen. Kurse këta bashibuzukë nuk guxojnë ta vizitojnë Kosovën Lindore. Në këto dy dekada e kemi dëshmuar që nuk jemi gjë tjetër, veçse një shtet cirk që duhet të tallet bota me ne”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat