Brnabiç frikësohet nga Haradinaj

Politika

Brnabiç frikësohet nga Haradinaj

Nga: D.B Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:08
Ana Brnabiç dhe Ramush Haradinaj

Takimi i kryeministrave në prag të fillimit të sesionit plenar në Poznanj ku po qëndrojnë kryeministrat e vendeve të Ballkanit dhe pjesëmarrësit duhej takoheshin “sy me sy” të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës nuk është mbajtur pas injorimit të kryeministres serbe Brnabiç ndaj pranisë së kryeministrit Haradinaj.

Ana Brnabiç përveç që nuk morri pjesë për shkak të pjesëmarrjes së kryeministrit Haradinaj, ajo njëherësh edhe ka injoruar takimin joformal për shkak të pjesëmarrjes së Haradinajt dhe hapit të fundit të Prishtinës. Ky duhej të ishte takimi i parë joformal mes delegacioneve që nga samiti i Berlinit, por që megjithatë nuk ka ndodhur.

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “Bota sot” se mos takimi i Ana Brnabiç me Haradinaj në prag të sesionit plenar të kryeministrave ballkanik në Poznanj, politikisht më shumë është inferioritet e mposhtje ndaj Haradinajt se sa injorim.

Image
Sulejman Mehazi

Ai konsideron se kjo është edhe një ngushticë e vështirë e pa kalueshme diplomatike serbe, sepse Brnabiç ose duhet të kalohet në këtë ngushticë dipolmatike, ose duhet të dorëzohej nga kjo ngushticë.

“Brnabiç bëri të dytën pasi ajo u dorëzua para kësaj ngushtice të pakalueshme serbe. Politikisht Kosova e Haradinaj del fituese para Serbisë së Brnabiç-it. Takimi sy më sy është shumë i rëndësishëm në diplomaci, ose do shikoheshin sy më sy me Haradinaj e do pajtoheshin, ose Brnabiç për shkak inferioritetit do ulte sytë tek këpucët e Haradinajt. Miku të shikon në sy, armiku në të mbathurat e këmbëve, psiqikisht dashakëqinjtë e inferiorët nuk afrohen, sikurse Ana Brnabiç që largohet prej Haradinajnt”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat