“NISMA nuk është parti, por fraksion i PDK-së”

Politika

“NISMA nuk është parti, por fraksion i PDK-së”

Nga: M.H Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Ish-ministri Bajram Hasani ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga NISMA e Fatmir Limajt. Pas tij kanë dhënë dorëheqje edhe shumë anëtarë të tjerë të kësaj partie. Duke i parë gjithë këto largime, Hasani ka filluar që t’ia përmend edhe shuarjen partisë së Limajt.

Sipas tij kur njerëzit fillojnë të ikin atëherë partia zvogëlohet, e kur ‘ikin pothuajse të gjithë”, Hasani thotë se quhet edhe shuarje.

Pas dorëheqjes së ish-ministrit Bajram Hasani, dorëheqje dha edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së kësaj partie në Gjilan, Avdyl Brestovci.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i Brestovcit, ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, i cili po ashtu dha dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate disa ditë më parë.

Kështu nga partia e NISMA u larguan disa anëtarë të partisë duke vënë pikëpyetje vazhdimin e kësaj partie nëse vazhdon largimi i anëtarëve të tjerë.

Analisti politik, Blerim Burjani lidhur me këtë temë për “Bota sot” tha se largimi i tyre ishte i pritshëm dhe sipas Burjanit ky subjekt është fraksion i PDK, interesat pasurore i ka nda këto dy subjekte.

Image
Blerim Burjani

“NISMA nuk është parti, kuptohet vetëm formalisht e regjistruar, ky subjekt është fraksion i PDK, interesat pasurore i ka nda këto dy subjekte. Kuptohet që ky subjekt nuk do të ketë aftësi të qëndrueshme në një kohë të gjatë. Pra ka një rrugë që ky subjekt të mbetet në skenë politike nëse në zgjedhjet e ardhshme hynë në koalicion me AAK, PSD. Fati i këtyre subjekteve është në unifikim ndryshe, shkojnë ka shuarja politike largimi tyre ishte i pritshëm ata edhe më herët kanë bërë paralajmërim se do të largohen”, përfundon Burjani, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat