Tomë Gashi paralajmëron Kosovën pas përgjimeve të ish agjentit të UDB-së

Politika

Tomë Gashi paralajmëron Kosovën pas përgjimeve të ish agjentit të UDB-së

Nga: D.RR Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:01
Tomë Gashi

Ish ministri në qeverinë e kriminelit Millosheviq, tash president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmendi emrin e shqiptarit Florim Ejupi si doras i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke tentuar ta largojë fajin nga serbët që janë bashkëpunëtor të tij.

Por ndryshe mendon një serb tjetër që madje ishte edhe shok i burgut të Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.

Goran Petroviq, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, jep të dhëna për lidhjet e mundshme mes Vuçiqit dhe vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për “Bota sot” thotë se nuk është risi ky veprim i serbëve. Ai për ka kujtuar rastin “Panda”, si të ngjashëm me vrasjen e Ivanoviqit.

“Nuk është aspak risi ajo që ka deklaruar haptas në media ish agjenti i UDB serbe. Këto janë metoda klasike dhe mjaft primitive që përdorën dhe në raste te tilla dëshirohet të arrihen shumë efekt. Kryesorja është që të fajësohet kombi apo populli rival me të cilin janë para lufte apo janë në atë masë të tensionuara raportet sa që vërehen persona të vet atij nacionaliteti, në këtë rast serbët vrasin serb dhe qëllimi është të fajësohen shqiptarët. Këtë të gjithë e din, por pak e kuptojnë. Dhe më së qarti ka qenë rasti “panda” në Pejë, ku janë vrarë nga shërbimi serb diku 5 të rijnë serb të pafajshëm me një kafiteri dhe për këtë janë fajësuar për gati 20 vjet shqiptarët, te quajtur terrorist shqiptarë ish pjesëtarët e UÇK, sa që jeta e atyre 5 të rinjve ka qenë sakrifikim i tyre nga ana e vet serbëve që të akuzojnë UÇK si terroriste në opinionin ndërkombëtarë dhe dihet se kur një organizatë çfarëdo qoftë, po posaçërisht ushtarake shpallet konsiderohet terroriste çka pason likuidimi i asaj organizate nga të gjitha forcat e shteteve demokratike e që në këtë rast kemi pas fatin që ata që e kanë përcjell situatën në Kosovë e kanë ditur se këtë nuk e kanë bërë shqiptarët dhe pastaj erdhëm në një situatë ku vet udhëheqësit serb diku para një apo dy vite e pranuan se rasti “panda” është sakrifikim i të rinjve serb, nga vet serbët dhe se këtë e kanë bërë njësiti e UDB dhe ushtarakët e tyre që t’i fajësojnë shqiptarët në vend që të kërkojnë deri në OKB që të akuzohen ata serb dhe që Serbia të fajësohet për këtë masakër të të rinjve të vrarë për arsye haptas politike”, është shprehur Gashi.

Ai tutje ka kritikuar pushtetarët e vendit se po takohen me kriminelë serb, teksa thotë se jemi me fat që Amerika dhe KFOR-i gjenden në Kosovë.

“Neve shqiptarëve na mjaftojnë të shajmë nja 3 ditë Serbinë në mediat tona dhe në fb dhe rasti u harrua, ndërsa tani në këtë veprim edhe këtë deklarim të ish agjentit te UDB-së dhe normal që edhe burrështetasit tanë kanë bërë shumë gabime në sferën e sigurisë kombëtare dhe na e kanë bë Kosovën sikur të ishte bahçe private e tyre dhe që lavdërohen e takohen me kriminel ordiner serb udhëheqësit tanë shtetëror dhe pastaj për ta mbrojt vetën, kryeministri Haradinaj thotë se para tij ai kriminel serb, Milan Radojiqiq është takuar edhe me presidentin Thaçi, thuajse kjo është shfajësim. Pastaj na del e vërtetuar se në vet kabinetin e presidentit Thaçi ka pas zyrtar serb të BIA-së dhe çka të themi më shumë mos me qenë Amerika dhe KFOR-i, na kishin ardh haptas deri në Prishtinë forcat serbe te infiltruar si civil dhe i kishim quajtur qytetarë te Kosovës, bile edhe i kishim fut në institucione siç shumë prej tyre janë. Nuk ka vend në botë që i bën ministra e zv ministra e zyrtar qeverie e ju jep rroga e benefite atyre që haptas se pranojnë shtetin në të cilin janë zyrtar shtetëror. Po kon e përfaqëson lista serbe? Serbinë normal ne institucione të Kosovës dhe kjo i bie që ne e dimë dhe për një troh pushtet bëjmë edh ne koalicione”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat