Deputetja e Vetëvendosjes e sigurt: Në tetor do të ketë zgjedhje të parakohshme

Politika

Deputetja e Vetëvendosjes e sigurt: Në tetor do të ketë zgjedhje të parakohshme

Nga: D. B. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:32
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se aq shumë i ka bërë zullum këtij populli kjo qeveri, sa që një ditë e më parë duhet të largohet.

Sipas saj, zgjedhjet janë në tetor dhe kjo tashmë është e sigurt, madje edhe vet qeveritarët janë të bindur, sepse këtyre iu ka humbur rruga në oborr.

“Të shkelet kushtetuta e vendit nga qeveria dhe nga parlamenti dhe të mos jep askush llogari, kjo tregon se sa të pa moralshëm janë. Kërkesa jonë si LVV është që sa më parë të mbahet seanca për mocion. Qeveria Haradinaj është në një situatë që ka probleme serioze në funksionimin normal në aspektin e asaj se nuk i ka numrat për të qeverisur. Situata e tillë ka prodhuar jo stabilitet dhe jo funksionalitet të qeverisë dhe shtetit. Pasi që ne jemi në situatë kur nuk mund të funksionojë jo vetëm qeveria por edhe kuvendi, atëherë nuk ka nevojë kurrfarë marrëveshje”, ka thënë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat