Edita Tahiri e pranon se kurrë nuk kishte bisedime teknike me Serbinë - Bota Sot
Edita Tahiri e pranon se kurrë nuk kishte bisedime teknike me Serbinë

Politika

Edita Tahiri e pranon se kurrë nuk kishte bisedime teknike me Serbinë

Nga: V.R Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:10
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri në një bisedë për gazetën “Bota sot” është pyetur se cila do të jetë e ardhmja e dialogut ngase tash është në kontekstin politik e jo teknik siç presupozohej të ishte dikur, Tahiri, tha se asnjëherë nuk ka pasur biseda teknike por gjithmonë politike.

Për shkak të rrethanave, duke mos dashur të krijoj panik, Tahiri theksoi se qëllimisht i është përmbajtur terminologjisë teknike, por se bisedimet kanë qenë përherë politike.

“Të ju them drejtën me Serbinë, nuk ka kurrgjë teknike. I gjithë dialogu i quajtur teknik, por esenca ishte politike. Unë gjithnjë iu kam përmbajtur terminologjisë teknik për të mos shkaktuar shqetësime në popullatë. Por, nuk ka asgjë teknike në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, për shkak të historisë së luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë po edhe për shkak se ky dialog duhet të sjellë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Tahiri.

Tahiri, shtoi se politika e dialogut shtatë vjeçar ka qenë mbrojtja e sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe mbrojtja e Kushtetutës së Kosovës në çdo element të marrëveshjeve qoftë edhe teknik.

Ajo, tha se tash kur bisedimet me Serbinë po shkojnë drejtë fazës përfundimtare, duhet të jemi të kujdesshëm që, të mos përsëritet gabimi i grupit negociator të shpallur jashtëligjor.

“Tash kur po hyjmë në fazën finale apo përfundimtare në mes të dialogut të dy shteteve nga ana e Kosovës duhet të ketë njohës së pari të Kushtetutës, të ligjeve të Kosovës, pastaj njohës së të drejtës ndërkombëtare për marrëdhëniet në mes të dy shteteve që kanë kaluar luftën. Duhet të ketë njohuri për proceset e suksesionit sepse Kosovës i takon një e të tetat e pasurisë së ish-Jugosllavisë dhe kërkohet njohje ndërkombëtare për çështjet e repreracioneve të luftës sepse këtu kemi të bëjmë me vrasje, kanosje, shkatërrime shpirtërore e fizike. Pastaj kemi dhunimet e mbi 20 mijë grave e mbi 11 mijë të vrarë. Pra ekipi duhet t’i njeh të gjitha këto në mënyrë që të jetë i aftë për t’i mbrojtur dhe t’i përfshijë në marrëveshjen finale me Serbinë”, tha ajo.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...