Rreziku i votave të PSD-së, nëse qeveria rrëzohet me Listën Serbe - Bota Sot
Rreziku i votave të PSD-së, nëse qeveria rrëzohet me Listën Serbe

Politika

Rreziku i votave të PSD-së, nëse qeveria rrëzohet me Listën Serbe

Nga: G.B Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:58
PSD në Kuvend

Opozita ka deklaruar se nuk i ka votat për rrëzimin e Qeverisë, por që as nuk do ta rrëzojë Qeverinë me vota të Listës Serbe.

Por, deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se qëndrimi i partisë së Shpend Ahmetit se nuk duhet rrëzuar Haradinaj  me votat e Srpskas, nuk është i arsyeshëm sepse kjo Qeveri po funksionin me ta dhe se edhe Isa Mustafa ishte rrëzuar me votat e ‘Listës Serbe.

“Kërkesa e PSD’së që nuk e rrëzojmë qeverinë me Srpskan nuk është e arsyeshme, sepse të gjithë po funksionojnë me Srpskan, edhe Isa Mustafa u rrëzua me votat e tyre. Është e arsyeshme të themi që nuk pranojmë kushte nga Srpska”, ka thënë Avdyli.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se qeveria duhet të largohet sa më parë, por që është e vështirë të rrëzohet pa u bërë 61 vota.

“Kjo Qeveri e dështuar duhet të largohet sa më parë. Por është e vështirë të rrëzohet nëse nuk bëhen votat e 61 deputetëve”, është shprehur ai.

Krasniqi vlerëson se edhe nëse Lista Serbe pajtohet për rrëzimin e Qeverisë, deputetët e PSD-së nuk do të votojnë pro rrëzimit.

“Edhe nëse Lista Serbe pajtohet për rrëzimin e Qeverisë, nëse deputetët e PSD-së nuk votojnë pro rrëzimit të Qeverisë, dhe jam më se i bindur që ata nuk do të votojnë”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, nëse qeveria është formuar me Listën Serbe, s’ka asgjë të keqe nëse rrëzohet me votat e tyre.

“Nëse është e drejtë të formohet Qeveria me Listën Serbe, s'ka asgjë të keqe edhe nëse rrëzohet me votat e tyre”, ka deklaruar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...