Vuçiqi fëmijëve serb të Kosovës: Beogradi ka qenë dhe do të mbetet kryeqyteti juaj

Politika

Vuçiqi fëmijëve serb të Kosovës: Beogradi ka qenë dhe do të mbetet kryeqyteti juaj

Nga: K.M Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:54
Presidenti serb Vuçiq, bashkë me fëmijët serb të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar disa fëmijë serb të një shkolle fillore nga Mitrovica e Veriut, të cilëve u ka thënë se kryeqyteti juaj ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet Beogradi, njofton rts, përcjell "Bota sot".

Si çdo herë, si çdo zyrtarë serb që e shfrytëzon rastin që në çdo moment të shpërndajnë deklarata kontraverse, e në kundërshtim të paqes me Kosovën, kësaj rradhe ka qenë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ai i cili i ka përdorur fërmijët dhe takimin me ta për të dhënë deklarata provokuese dhe nxitëse të urrejtjes ndaj Kosovës.

“Ky është kryeqyteti juaj, gjithmonë ka qenë. Megjithatë, porosia ime më e rëndësishme është që të mësoni, të bëheni të zot, ti dëgjoni prindrit dhe të luftoni që të qëndroni në Kosovë”, iu ka thënë Vuçiqi grupit prej 31 nxënësve nga një shkollë në Mitrovicën e Veriut.

Vuçiq është shprehur i kënaqur që në shkollat e Kosovës janë regjistruar këtë vitë më shumë fëmijë se sa vitin e kaluar.

Presidenti serb gjatë ditës do të ketë edhe një drekë me filloristët, të cilët janë mes moshave 12 deri 14 vjecare nga Zubin Potoku dhe Zveçani. Gjatë ditës, nxënësit serb të Kosovës do të vizitojnë edhe muzeun e Beogradit. Nxënësit në Kosovë kthehen nesër, pasi që të kenë kaluar një ditë të tërë duke shëtitur nëpër Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat