Njohësi i çështjeve juridike: Ja kush po e mban në pushtet Haradinajn! - Bota Sot
Njohësi i çështjeve juridike: Ja kush po e mban në pushtet Haradinajn!

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Ja kush po e mban në pushtet Haradinajn!

Nga: N.H Më: 7 korrik 2019 Në ora: 23:20
Qeveria Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ditë më parë ka thënë se Qeveria Hardinaj mund të rrëzohet edhe me votat e Listës Serbe.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka folur është njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend.

Blerim Burjani, duke e komentuar deklaratën e Avdylit, ka thënë se qeverinë aktuale po e mban në pushtet PDK e Kadri Veselit, për interesa të veta.

“Kjo çështje është një mendim politik personal i këtij deputeti. Mirëpo, duhet kuptuar se qeveria është e dobët, zhvatëse, jo efikase në trajtim të zhvillimit ekonomik, mbrojtjen efektive shëndetësore, ndërsa edhe për gjëra tjera dihet plotësisht se është e dështuar. Këtë qeveri po e mban PDK e Kadri Veselit, për interesa të veta korruptive dhe zhvatëse”, është shprehur ai.

Mes tjerash ai ka shtuar se për partinë e Kadri Veselit më e rëndësishme është ruajtja e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.

“Ky pushtet është zhvatës e përfitues, për PDK-në është më rendësi ruajtja e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme”, shton ai.

Krejt në fund, ai ka theksuar se qeveria e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj duhet të bie sa më parë, pasi sipas tij, për gjithçka është bërë mjaftë.

“Qeveria duhet të bie, më së miri do të ishte që PDK të bindet se u bë mjaftë, por gjasat për momentin janë të vogla, pasi PDK e mban për interesa të veta”, ka përfunduar Burjani për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...