Si dolën qesharakë Pacolli e Haradinaj, rreth vendimit për ndalesën e zyrtarëve serb në Kosovë - Bota Sot
Si dolën qesharakë Pacolli e Haradinaj, rreth vendimit për ndalesën e zyrtarëve serb në Kosovë

Politika

Si dolën qesharakë Pacolli e Haradinaj, rreth vendimit për ndalesën e zyrtarëve serb në Kosovë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 korrik 2019 Në ora: 12:07
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Edhe një herë është dëshmuar se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk i ka punët “mirë” me ministrat e tij. Kështu të paktën tregon rasti i fundit, i Ministrisë së Punëve të jashtme të Kosovës, e cila mori vendim që t`ia ndalojë hyrjen zyrtarëve serb në Kosovë. Por, brenda natës çdo gjë ndryshoi, pasi që ky vendim u “anulua”.

Për këtë u deklarua edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiç, cila në Poloni, citohet të ketë thënë se Haradinaj e ka quajtur këtë vendim si lajmë është i rremë.

Maloku: Kosova ka pasur mundësi të ketë qasje shumë më elegante karshi ndalimit të zyrtarëve

Image
Albinot Maloku

Politologu Albinot Maloku, një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vendimi i ndërmarrë nga MPJ-ja ka ardhur si pasojë zhvillimeve të ditëve të fundit në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Po ashtu, ai ka thënë se kemi përsëritje të veprimeve nga shteti i Kosovës, por jo të menduara mirë.

“Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për masën e ndalese për hyrje në Kosovë për të gjithë zyrtarët e institucioneve shtetërore të Serbisë vije si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit në komunat me shumicë serbe në veri të vendit. Fatkeqësisht kemi përsëritje të veprimeve nga shteti i Kosovës, por jo si akte të menduara mirë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Maloku konsideron se, lëvizja e lirë mes Kosovës e Serbisë është e rregulluar edhe me marrëveshjet e Brukselit, të cilën nuk e ka respektuar Serbia.

“Konform kësaj, konsiderojë se Qeveria e vendit ka pasur plotë arsye e mundësi që këtë qasje ta nis shumë më moti e në formën e ndalesave tjera. Nuk kemi nevojë për asnjë shpikje, model mund ta marrim Serbinë në raport me ndalesat që iu bëhen zyrtarëve të vendit tonë e deri edhe te artistët. Me këtë qasje nuk do të kishte nevojë për asnjë zhurmë që mund të prodhojë Serbia në arenën ndërkombëtare, në njëfarë forme me të drejtë. Lëvizja e lirë mes Kosovës e Serbisë është e rregulluar edhe me marrëveshjet e Brukselit. Serbia nuk i ka respektuar, por Kosova ka pasur mundësi të ketë qasje shumë më elegante karshi ndalimit të zyrtarëve shtetëror e posaçërisht të atyre që prezantohen si pjesë e të ashtu quajturës Zyrë për Kosovën e Qeverisë së Serbisë”, ka deklaruar Maloku për “Bota sot”.

Shahu: Nuk ka fuqi Kosova të mbajë vendime të tilla

Image
Rexhep Shahu

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, e ka quajtur shaka të radhës dhe se Kosova nuk ka fuqi të mbajë vendime të tilla.

Po ashtu, Shahu e ka quajtur qesharak pasi që nuk e mban dot fjalën nga presioni ndërkombëtar.

“Më duket si shakaja e radhës sa për lajm vere për gazeta e televizione. Nuk ka fuqi Kosova të mbajë vendime të tilla, por vetëm cenon seriozitetin e vet qeveria. Duke u bërë qesharake sepse nuk e mban dot fjalën për shkak të presionit ndërkombëtar”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

Qeveri kaçakësh, mafiozesh, janë të pa besë?!

Image
Binak Maxharraj

Kurse, profesori, Binak Maxharraj, ka adresuar akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës, ndër ta i ka quajtur të pabesë si dhe të kapur nga kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit

“Qeveria e Kosovës është një Qeveri kaçakësh, mafiozesh,e bandave në të cilën nuk dinë kush se çka po ndodhë, nuk ka kurrfarë rregulli. Është një Qeveri harambashash, bizonëve. Qeveri ku askush nuk i beson askujt,por të gjithë janë të pabesë. Një Qeveri lidhjesh me fijet e nepotizmit me njerëz jo të meritës. Një Qeveri dhe shtet i kapur nga kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Qeveri ku asnjë dikaster i saj nuk janë të lidhur, por punojnë krye në veti,mungon hierarkia e përgjegjësisë ku secili kujton se është me i mençur se tjetri, bash si në kohën e bajraktarizmit. Një Qeveri e përbërë nga njerëzit që nuk marrin vesh në punët e shtetit, nuk kanë njohuri elementare se si bëhet shteti, si ndërtohet ai por edhe si mbrohet. Te gjithë janë të përfshirë në afera dhe skandale krimi të organizuar që si japin përgjegjësi as kujt e as që janë të ndërgjegjshëm. Të gjithë janë bërë milionerë pa meritë me hajni.Nuk janë korrekt me njeri tjetrin, e nënçmojnë njeri tjetrin, nuk kanë kurrëfar kulture elementare në ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Maxharraj ka shtuar se, Ministria e punëve të Jashtme është njëra ndër më skandalozet dhe se stafi i saj nuk është profesional.

“Por, me skandalozja në gjithë këto skandale dhe afera është ajo e Ministrisë së jashtme në krye me Behgjet Pacollin, i cili është shumë i paaftë për diplomaci,nuk i ka as njohurit elementare në punët e diplomacisë. Për shkak të kësaj gjendje Kosova që sa vite nuk ka asnjë njohje, por çnjohje nga Serbia. Ministria e punëve të Jashtme është njëra ndër më skandalozet e papërgjegjshme, nuk ka staf profesional trupës diplomatike”, ka theksuar ai.

Për më tepër, profesori Maxharraj, ka thënë se vendimi i fundit nga qeveria e Kosovës si dhe nga Ministria e Jashtme për të lejuar apo mos lejuar hyrjen zyrtarëve të Serbisë, ka krijuar skandal diplomatik.

“Vet Ministri Pacolli duke menduar se është dikush në politikë, por është plotësisht i dështuar në politikë,por tashti edhe në diplomaci i cili po ia qete “faqen e zezë” Kosovës me skandale të afera të ndryshme. E fundit është kjo kur tha se iu ndalohet të gjithë zyrtarëve serb vizita në Kosove. Kjo krijoi skandal diplomatik, sepse Serbia e alarmoi botën me këtë. Por, ishte i rreptë në këtë vet Kryeministri Haradinaj, i cili e tha se kjo nuk është e vërtetë. E turpëroi me të drejt Behgjet Pacollin. Këso vizitash kanë qenë të ndaluar edhe më parë, por janë hequr me kërcënimin e ndërkombëtareve.

Për më tepër, profesori ka përmendur edhe të bëmat e Qeverisë PAN-në si dhe rastin e depërtimin e shtetasëve turq për të treguar se sa janë tëdakorduar pushtetarët.

Mu për këtë arsye skandalet dhe aferat janë pjesëpërbërëse e kësajqeverie. Tipërmendim skandalin kur këta pushtetar me 21 dhjetor 2017 dishtën të ia fusin thikën pas shpine Amerikës duke tentuar ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale tëcilën vet e kishin formu,ose aferën edhe me skandaloze me deportimin e Turqve me leje qëndrimi të rregullta,të cilat i kapen si “gjanë e gjallë” dhe i deportuan në Turqi. Për këtë as vete Kryeministri Harajdinaj nuk dinte gjë, ndërsa akterii këtij skandali Presidenti Hashim Thaçi me Komisioni Parlamentar për hetimin e kësaj çështje. Kjo tregon më së miri se sa të çdokorduar janë, sa nuk i kanë besën njeri tjetrin në këtë shtet”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për këtë vendim të MPJ-së pati reaguar edhe Bashkim Evropian duke kërkuar që të respektohet marrëveshja për vizita e nënshkruar në Bruksel, për këtë “Bota sot” ka tentuar të marrë përgjigje nga këshilltari i BehgjetPacollit, JetlirZymberaj, i cili edhe e plasoj informacionin se kjo ministri ka marrë vendim për ndalimin e vizitave për zyrtarët e Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...