Kush duhet të zgjidhet kryetar i LDK-së? - Bota Sot
Kush duhet të zgjidhet kryetar i LDK-së?

Politika

Kush duhet të zgjidhet kryetar i LDK-së?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 8 korrik 2019 Në ora: 22:09
Kryesia e LDK-së

Aktualisht partia më e madhe opozitare në vend LDK po vazhdon të mbaj zgjedhjet nëpër degë. Sivjet zgjedhjet në LDK kanë nisur më 8 mars. Janë paraparë të përfundojnë në fund të verës, megjithëse, ka pasur paralajmërime se mund të shtyhen edhe deri në vjeshtë, kur edhe pritet të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë. LDK ka nisur zgjedhjet para disa muajsh. Të shtunën kanë përfunduar zgjedhjet në Pejë, Istog e Kamenicë. Kanë mbetur të papërfunduara vetëm në Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj dhe në Degën e Tretë të LDK-së.

Në disa prej këtyre degëve të mbetura ka pasur probleme gjatë procesit zgjedhor. Dhe fill pas përfundimit të zgjedhjeve edhe në disa komuna pritet të zgjidhet Kryetarit i ri i LDK-së. Natyrisht se interesimi është i madh jo vetëm i anëtarësisë aktive të LDK-së, por edhe qytetarëve të pa angazhuar politikisht, të cilët tek LDK duhet të shohin shpresën për të rrëzuar të keqën që e ka kapluar vendin. Aktualisht kandidatë potencial për të marrë udhëheqjen e LDK-së në katër vitet e ardhshme janë tre njerëzit e besuar të kryetarit aktual Isa Mustafa, ndonëse as ky i fundit nuk përjashtohet. Lutfi haziri, Haki Rugova dhe Agim Veliu, të konsideruar si njerëzit e gardës së vjetër të kësaj partie, pa përjashtuar këtu edhe Vjosa Osmani, e cila ende po vazhdon të jetë opsion për Kryetare të LDK-së, por përkrahësit e saj s’kanë arritur të fitojnë nëpër degët e Partisë. Është duke u përmendur edhe Avdullah Hoti, por se ky i fundit prej humbjes se zgjedhjeve ka mbetur i heshtur brenda LDK-së.

Gjithashtu në garë vazhdon të jetë edhe ish-Kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Siç duket LDK është e pirur që zgjedhjet t’i përfundojnë gjatë këtij muaji me arsye që janë përgatitjet për rrëzimin e Qeverisë dhe zgjedhjet e reja. Së pari LDK duhet të kthej besimin tek qytetarët, jo vetëm tek anëtarësia e saj, por edhe tek njerëzit e rëndomtë, se këtu ka shpresë dhe nuk janë të gjithë njësoj. Megjithatë, të rikthehemi tek alternativat, dhe cila prej tyre është më e duhura për momentin.

Faktikisht, zgjedhjet e kaluara dhe opinion i gjerë në LDK dhe përgjithësi në Kosovë dëshiron që në krye të kësaj partie të vijnë gjenerata e re, jo më garda e cila shpesh herë i ka shërbyer PDK-së që të vazhdonte të mbetej në pushtet. Kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundi ku Vjosa Osmani ishte më ë votuara, e cilësuar si femra që mund t’i prijë një ndryshimi të madh të gjendjes aktuale në vend.

Besoj, se edhe garda e vjetër duhet të deklarohet se s`ka koalicion me PDK në asnjë rrethanë, dhe asnjë arsye. Jo pa u ndryshuar struktura e kësaj partie e cila I ka sjellur dëmë të mëdha vendit. Kushdo që nga LDK nuk i vë vija të kuqe PDK-së nuk meriton të udhëheq këtë parti, pasi është dëshmuar se me PDK në pushtet gjendja s`mund të ndryshoj asnjëherë, prandaj duhet që kjo të merret shumë seriozisht. Gjithashtu shpresoj se mos të votohet si në zgjedhjet e kaluara me aklamacion, që mund të mënjanoj nga gara njerëzit që mund t’i prijnë ndryshimit.

Së pari LDK duhet të pranoj gabimet e saja, të parashtroj alternative dhe të ndeshën konceptet e jo të zgjidhet kryetari i ri në bazë të marrëveshjeve, të cilat zakonisht nuk sjellin dobi. Duke qene partia më e madhe në opozitë, LDK duhet të rikthej shpresën, prandaj këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme jo vetëm për këtë parti, por edhe për Kosovën. Me një LDK të fortë, të reformuar dhe që nuk frikësohet të merr fatin e e vendit në duar, është ajo që kërkohet nga votuesit e saj.

Andaj, kushdo që të zgjidhet, së pari të jetë person që i prinë ndryshimeve, e jo për të vazhduar avazin e vjetër. Duke qenë se Vjosa ishte më e votuara, kjo duhet të merret parasysh si një thirrje e anëtarësisë së saj, dhe klithje e qytetarëve të rëndomtë që duan ndryshim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...