Fundi i Haradinajt afër, opozita tregon kur rrëzohet Qeveria - Bota Sot
Fundi i Haradinajt afër, opozita tregon kur rrëzohet Qeveria

Politika

Fundi i Haradinajt afër, opozita tregon kur rrëzohet Qeveria

Nga: G.B Më: 8 korrik 2019 Në ora: 23:09
Drita Millaku dhe Ramush Haradinaj

Qeveria Haradinaj u formua me votat e Listës Serbe, por opozita nuk duan që ta rrëzojnë atë me votat e tyre.

Por, pavarësisht këtyre deklarimeve, nga opozita ka që pajtohen që të përdoren votat e serbëve që ta rrëzojnë qeverinë, pasi me ato vota u rrëzua dhe qeveria Mustafa dhe u formua qeveria aktuale.

Kështu ka deklaruar së fundmi deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Image
Drita Millaku

Lidhur me këtë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se duhet t’ia kujtojmë opinionit se kjo qeveri është bërë me Listën Serbe.

“Duhet t'ia kujtojmë opinionit se kjo qeveri është bërë me Listën Serbe, të gjithëve na kujtohet ajo pritja mbi 8 orë deri sa erdhi Lista Serbe nga Beogradi për të votuar Qeverinë”, është shprehur ajo.

Sipas Millakut, mocioni duhet të procedohet në Kuvend sa më shpejt dhe se Lista Serbe nuk është prioritet i tyre dhe opozita nuk do të pres që ata të vijnë nga Serbia për tu dhënë votën.

“Mocioni duhet të procedohet në Parlament sa më shpejt dhe Lista Serbe nuk është prioritet i yni, megjithatë edhe nuk duam të ndikojmë në votën e tyre. Por një është e sigurt se opozita nuk do ta pres LS që të vie nga Beogradi për ta rrëzuar këtë qeveri”, ka thënë ajo.

Deputetja e VV-së thotë se qeveria do të rrëzohet këtë vit, me apo pa Listën Serbe.

“Me apo pa Listën Serbe, kjo qeveri sivjet rrëzohet, kjo është e sigurt. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet sepse deri tani është mbajtur me vota të kontrabanduara”, ka deklaruar Drita Millaku./BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...