Komandanti i njohur i Kosharës sqaron gjithçka rreth takimit me Kadri Veselin

Politika

Komandanti i njohur i Kosharës sqaron gjithçka rreth takimit me Kadri Veselin

Nga: N.H Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:47
Legjenda: Pamje nga takimi mes Berishës e Veselit

Ditë më parë në media u raportua se komandanti i njohur i luftës së Kosharës, Hisen Berisha, ishte në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë takim përveç Berishës e Veselit, i pranishëm ishte edhe këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerim Latifi, i cili po ashtu kishte qenë pjesëmarrës në luftën e Kosharës, në batalionin e drejtuar nga Hisen Berisha.

Për arsyen e takimit në media u dhanë versione të ndryshme. Mirëpo, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, eprori i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka sqaruar gjithçka rreth këtij takimi.

Berisha thotë se jeta publike e njerëzve të shtetit, ku e sheh dhe vetën e tij komandanti i Kosharës, është mjaft e shkurtër që të shqetësohet për këto opinione të cilat qarkullojnë në media.

““Shko rrugës tënde cili do qofshi ju. Por, rruga e juaj është rruga e të gjithë të tjerëve dhe ka vetëm një rrugë, ajo e rëndësishmja”. Me këtë postulat filozofik Getegjermanik, po dua t’i inkurajojë të gjithë ata që shohin me besim në njerëzit e tyre, edhe në shumë miq e dashamirë të mi, nga jeta edukative, studentore, akademike, ushtarake, lufta, paqja dhe ushtria, që pa dyshim më shohin me sytë e mendjes në baza ditore dhe krijojnë një ndjenjë dhe një besim. Jeta publike e njerëzve të shtetit, ku shoh dhe vetën, është mjaft e shkurtër që të shqetësohem për këto opinione edhe pse sundimtarin suprem të botës moderne e shoh opinionin publik dhe është e pa mundur të mos ecet sipas tij”, është shprehur Hisen Berisha, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Berisha ka theksuar se nuk do të lejojë që kjo të kalojë në ndjenjë për njerëzit. Ai mes tjerash ka bërë me dije se duhet bërë kujdes me ndjenjat që të mos depërtojnë në fushën e erret të pavetëdijes.

Ndërsa, ka theksuar se mediat çdoherë e kanë efektin suprem.

“Idetë e ndryshme kanë pushtet mbi mendjet e njerëzve. Por, e vërteta apo gënjeshtra që përmbajnë ato në raste, mund të paraqesin interes vetme nga pikëpamja filozofike dhe spekulative. Nuk do të lejoj që kjo të kaloj në ndjenjë për njerëzit, pre të vetmin motiv që të mos shfaqen pasojat që rrjedhin prej saj. Duhet bërë kujdes me ndjenjat që të mos na depërtojnë në fushën e erret të pavetëdijes. Proceset pikërisht këtu e marrin kahun e dështimit nëse dalin nga kontrolli. Mediat, e kanë efektin suprem”, ka përfunduar Berisha, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, kujtojmë se aktualisht Hisen Berisha është epror i lartë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat