Kosova e ka përzënë Serbinë nga territori i vet, por ende nuk e kemi arritur lirinë e plotë

Politika

Kosova e ka përzënë Serbinë nga territori i vet, por ende nuk e kemi arritur lirinë e plotë

Nga: D. B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:44
Sali Rexhaj

Keqpërdorimi i veturave zyrtare është tregues i mirë për qasjen që ka pushteti karshi qytetarëve të shtetit. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me keqpërdorimet, vjedhjet e krimin e organizuar që e bëjnë pushtetarët.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve polikë Sali Rexhaj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se mbi 50 milion euro Pal Leka ja fali Bechte Lenkes, si dhe mbi 30 zyrtar të Palit u arrestuan, ku sipas tij, buxheti po keqpërdoret çdo dite, prej se u formua qeveria e PAN-it.

“Kjo ndodhi sidomos me numërimin enorm të veteranëve të rrejshëm, të cilët paguhen nga buxheti i shtetit. Raste të hajnisë, korrupsionit e krimit ka çdo ditë me qindra-mija. Unë do ti marrë vetëm dy raste të cilat tregojnë për përgjegjësi institucionale në vende demokratike. Rasti i fundit ku për disa deklarata të montuara ra qeveria e Sebastian Kurz në Austri, para disa ditësh. Dhe aty nuk bëhej fjalë për kurrfarë keqpërdorimi i cili u dëshmua para drejtësisë, por thjesht për disa deklarata gjoja me një oligarkë ruse, e cila në fakt ishte vetëm aktore. Po qeveria ra e nënkryetari i qeveris u largua nga politika. Rasti tjetër është ai i kryetarit të Gjermanisë Christian Wulff, i cili dha dorëheqje vetëm se një mik i pagojë hotelin në vlerë prej 800 euro. Degradimi i pushtetit në Kosovë është në nivel të vendeve të botës së tretë, në Afrikë e Azi”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, në qeveri e presidencë ka njerëz të dënuar, edhe për krime lufte, të akuzuar hajni e vepra tjera të rënda penale, po çka është edhe më keq, ka shumë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete serbe të ish-Jugosllavisë.

“Unë nga ana ime, si njohës i mirë i këtyre çështjeve më duhet të them se Kosova e ka përzënë Serbinë nga territori i vet, por ende nuk e kemi arritur lirinë e plot. Kosova është e kapur nga banda e klane të cilat e kanë izoluar Kosovën, dhe po i mbajnë peng qytetarët me metoda të njëjta si Millosheviqi. Merreni si shembull pagesën e rrymës e RTK-së, kjo është 100% e njëjtë siç e paguanim me dhunë RTS-in në kohën e Sllobës e pushtimit serb. Andaj  keqpërdorimi i veturave, në një shtet ligjor, nuk ka mundësi assesi të ndodhë. Kjo punë është e lehtë që të kontrollohet, dhe të merren masa ndaj keqpërdoruesve e krerëve të institucioneve. Nëse pritet përgjegjësi apo dorëheqje, është gabim, sepse në  Kosovë ndjenja e përgjegjësisë nuk ekziston, ndërsa dorëheqjet janë të paimagjinueshme. Kjo është kultura shtetërorë e kësaj qeverie po edhe e kësaj klase të mykur politike, madje klasë e pa moralshme politike mund të thuhet me plot të drejtë” është shprehur njohësi i çështjeve politike Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat