Shtatori koha e fundit për rrëzimin e Qeverisë

Politika

Shtatori koha e fundit për rrëzimin e Qeverisë

Nga: D. B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:25
Imet Rrahmani

Ndonëse mocioni për rrëzimin e Qeverisë po vonohet, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Imet Rrahmani ka vlerësuar se kjo gjendje, opozitës ja imponon mocionin.

Ai ka thënë për “Bota sot” se duke parë se si po qeveriset vendi, çdo ditë e më shumë të gjithë po bindemi, se diçka doemos duhet bërë me urgjencë që të ndërpritet ky trend.

“Kjo gjendje opozitës ja imponon mocionin, si veprimin politik për rrëzimin e qeverisë. Deri tash konsultimet dhe aktivitetet brenda opozitës nuk kanë siguruar numrin e mjaftueshëm për rrëzimin e qeverisë, gjë që nuk do të thotë se mocioni nuk do të merr vota edhe të deputetëve të PAN-it, sepse edhe brenda tyre, ka pakënaqësi që veç çka nuk kanë shpërthyer. Megjithatë personalisht mendoj se nëse jo më herët, atëherë shtatori duhet të jetë koha e fundit e veprimit, sepse vendi ka nevojë për ndryshime”, është shprehur deputeti i LDK-së Imet Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat