Krasniqi: Nuk është diçka e re apo sekrete plani i treshes Thaçi- Vuçiq- Rama për ndarjen e Kosovës - Bota Sot
Krasniqi: Nuk është diçka e re apo sekrete plani i treshes Thaçi- Vuçiq- Rama për ndarjen e Kosovës

Politika

Krasniqi: Nuk është diçka e re apo sekrete plani i treshes Thaçi- Vuçiq- Rama për ndarjen e Kosovës

Nga: M.H Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut ka zbardhur pa dashur në një bisedë telefonike planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e 2 vendeve Rusia dhe Turqia.

Zaev ka rënë pre e dyshes gazmorëve ruse Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Për këtë temë analisti politik, Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” tha që ky planë nuk është diçka e re mirëpo Krasniqi tutje shprehet i bindur që kjo gjë nuk do të ndodhë:

Image
Faik Krasniqi

"Nuk është diçka e re apo sekrete plani i treshes Thaçi- Vuçiq- Rama për ndarjen e Kosovës. Nuk është sekret as që mbrapa kësaj ideje qëndron Rusia dhe Turqia. Kjo treshe për disa vite rresht kanë punuar vazhdimisht, në mënyrë që t'i bindin fuqitë e mëdha për lëvizjen e kufijve, e gjitha kjo në emër të paqes. Por, një ide e tillë nuk u përkrahë dhe u kundërshtua ashpër nga kancelarja Merkel. Edhe pse akoma ekziston rreziku i lëvizjeve të kufijve, prapë se prapë jam mëse i bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodh, sepse hapet Kutia e Pandorës dhe do të kemi deformim demografikë në gjithë botën”, përfundoi Krasniqi, për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...