Pas zbulimit të planit për ndarjen e Kosovës, zyrtari i LDK-së ka një thirrje për presidentin Thaçi

Politika

Pas zbulimit të planit për ndarjen e Kosovës, zyrtari i LDK-së ka një thirrje për presidentin Thaçi

Nga: G.B Më: 10 korrik 2019 Në ora: 19:35
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka rënë pre e komedianëve rusë, të cilët kanë biseduar me të, duke i thënë se po flasin me Pornoshenkon.

Gjatë bisedës, Zaev ka zbuluar planin sekret të Thaçit, Ramës, Vuçiqit, Erodogan dhe Putin për ndarjen e Kosovës.

Lidhur me këtë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Zaev duhet të deklarohet më qartë për informatat që i ka marrë, por edhe Thaçi të shpjegojë këtë situatë.

Image
Bajram Gecaj

“Kryeministri Zaev duhet të deklarohet më qartë se nga i ka marrë informatat e tilla, por edhe Presidenti Thaçi do të duhej të shpjegohej mbi këtë situatë. Se ka pasur takime të fshehta tanimë nuk ka dyshime fare, por se çfarë saktësisht është biseduar në ato takime nuk e dimë ende”, është shprehur ai.

Gecaj ka thënë se Kushtetuesja ishte mjaft e saktë se presidenti do të mund të ishte vetëm këshilltar i kryeministrit dhe çfarëdo që e tejkalon këtë funksion, konsiderohet shkelje kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ishte mjaft e saktë se Presidenti do të mund të ishte vetëm këshilltar i Kryeministrit, prandaj çfarëdo që e tejkalon këtë funksion do të duhej të konsiderohej shkelje serioze kushtetuese, rrjedhimisht të pasojë shkarkimi i tij”, ka deklaruar Bajram Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat