A po vonohen LDK-ja dhe VV-ja me mocionin për rrëzimin e Qeverisë? - Bota Sot
A po vonohen LDK-ja dhe VV-ja me mocionin për rrëzimin e Qeverisë?

Politika

A po vonohen LDK-ja dhe VV-ja me mocionin për rrëzimin e Qeverisë?

Nga: D. B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:54
Faton Abdullahu

Se a po vonohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë dhe sa janë të gatshëm LDK-ja dhe VV-ja të rrëzojnë këtë Qeveri apo këto deklarata janë boshe para mediave, publicisti Faton Abdullahu ka thënë për “Bota sot” se LDK dhe VV, dhe jo vetëm këto parti, e kanë shumë seriozisht sa i përket rrëzimit të kësaj qeverie.

Sipas tij, nuk mund të matet me atë se a po e iniciojnë mocionin sepse për këtë veprim në Kuvend thjesht ende nuk i kanë numrat e mjaftueshëm.

“Konsideroj se është koha e fundit që dikush nga pozita t’i bashkëngjitet pozitës me qëllim që ky veprim të jetë i suksesshëm. Do të jetë në të mirën e vendit tonë dhe të qytetarëve të saj që të ndihmohet opozita. Kjo mund të dhe duhet të ndodh për shumë arsye. Qeveria aktuale, përkatësisht koalicioni PAN, funksion me mentalitet të pashallëqeve duke krijuar kështu një pushtet të përçarë i cili nuk po bashkohet edhe atëherë kur po e kërcënon shumë Serbia në shumë sfera, sidomos në atë të dialogut, politikës së jashtme dhe veriut të vendit. Thjeshtë kjo qeveri duhet të bije që të hap rrugë për krijimin e një koalicioni që do të jetë së pari legjitim e mandej unik në përballjen me Serbinë dhe në shtyjnë përpara të shumë sfidave të rëndësishme për kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës”, është shprehur publicisti Faton Abdullahu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...