Lepaja flet për ambicien shekullore të Serbisë

Politika

Lepaja flet për ambicien shekullore të Serbisë

Nga: D. B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:35
Fadil Lepaja

Se sa është i rëndësishëm unifikimi diplomatik Kosovë-Shqipëri dhe përse po shqetësohet Serbia nga bashkimi diplomatik Kosovë-Shqipëri, analisti politik Fadil Lepaja ka thënë për “Bota sot” se edhe vet Serbia është në negociata që të ketë ambasada të përbashkëta me disa vende të regjionit, sa për shkak të shpenzimeve, aq edhe për shkak të ndikimit.

Sipas Lepajës, Ambasadat e përbashkëta Kosovë-Shqipëri e pengojnë drejtpërdrejtë në këto dy qëllime drejt Shqipërisë, sepse nëpër ambasadat e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, Serbia është e përjashtuar vetvetiu për shkak të mosnjohjes ende të Kosovës.

“Shteti serb në fakt, në mes një Kosove të pavarur dhe një "Shqipërie të Madhe" tashmë e ka bërë të ditur se do të zgjidhte këtë të dytën, duke negociuar me Shqipërinë për një ndarje të Kosovës. “Shqipëria e Madhe" në fakt është krijesë propagandistike e Serbisë për të arsyetuar ambicien e saj shekullore për "Serbinë e Madhe"”, ka thënë analisti politik Fadil Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat