Kosova po përdoret për t`i mbuluar “të palarat” e Edi Ramës me Serbinë - Bota Sot
Kosova po përdoret për t`i mbuluar “të palarat” e Edi Ramës me Serbinë

Politika

Kosova po përdoret për t`i mbuluar “të palarat” e Edi Ramës me Serbinë

Nga: A.M. Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:04
Edi Rama

Analisti politik Rexhep Shahu ka thënë për "Bota sot" se unifikim diplomatik ndemjet Kosovës dhe Shqipërisë, do të thotë bashkëpunim i diplomatëve.

“Kosova dhe Shqipëria mund të bashkojnë forcat dhe dy bëjnë më shume se një, por Kosova nuk mundet flasë në emër të Tiranës. Serbisë nuk i intereson ky bashkim forcash, por kjo nuk ka të beje me Shqipëri të madhe as të vogël. Unifikim diplomatik mes Kosovës e Shqipërisë do të thotë të bashkëpunojnë diplomatët,  por jo që Tirana të flasë për Prishtinën”, ka thënë shahu për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Tirana e përdor për politikë lokale të ditës me rritë bursën e nacionalizmit të vet kur akuzohen për bashkëpunim me Beogradin.

Image
Rexhep Shahu

“Pastaj Tirana aktuale zyrtare nuk e ka ne agjendat e veta Kosovën, por e përdor për politikë lokale të ditës me rritë bursën e nacionalizmit të vet, kur akuzohet se Tirana zyrtare aktuale e Edi Rames bashkëpunon me ngushtë me Beogradin se sa me Prishtinën”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...